Flamur Noka thotë se 12 telefona, që kanë operuar për komunikim me aplikacionin SKY ECC, aplikacion i përdorur gjerësisht nga krimi i organizuar, "kanë pulsuar nga godina e kryeministrisë" në Shqipëri.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se pajisjet janë përdorur për të komunikuar me krimin dhe pret që SPAK, ose "SKAP", siç e quan ai, të hetojë.
"12 telefona kanë pulsuar te kryeministria. Ta shohim a do t'i nxjerri SKAP-i.
Ambasadorja franceze, para se të ikte, është izoluar gjashtë muaj sepse nuk takonte dot njeri, dilnin zyrtarët në SKY ECC. Nuk takoi asnjeri sepse çdokush i dilte te SKY.
SKAP-i i partitë të tregojë 12 përdoruesit e SKY ECC në kryeministri. Qeveritarët të gjithë me SKY komunikonin, me krimin dhe drogën", tha Noka.