Aleatët e PD propozojnë krijimin e një federate opozitare: Vetëm të bashkuar e ndryshojmë realitetin politik

Premte, 24 November 2023 12:29

Aleatët e Partisë Demokratike, të përfaqësuara nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kanë prezantuar paraditen e së premtes propozimin e tyre për krijimin e një federate opozitare e cila synon të shprehë mendimin e unifikuar të pakicës në parlament.

Nismëtari Mediu theksoi se opozita, vetëm e bashkuar mund të ndryshojë realitetin politik në Shqipëri.

Aleatët e PD-së propozuan institucionalizimin e federatës së opozitës nën moton: “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, një Shqipëri europiane.”

Federata e opozitës pritet që të ketë një emër, një program politik dhe një logo.

 
 

Siç bënë të ditur nismëtarët, pritet që opozita e bashkuar të ketë bashkëpunim institucional me organizmat e diasporës, të mandatohet një grup deputetësh që do të jenë përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimet me partnerët ndërkombëtare si dhe të bëhen takime parlamentare me të gjithë ligjvënësit opozitarë që kanë dalë nga zgjedhjet e 2021.

Aleatët e PD-së deklaruan se synimi i tyre është që opozita të dalë me një qëndrim të unifikuar për Reformën Zgjedhore, përpara se të kalojnë në diskutime me mazhorancën socialiste.

DEKLARATA E PLOTE

Ne, përfaqësuesit e partive opozitare, prezent në këtë takim, deklarojmë sa më poshtë:

-Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vënd anëtar i NATOs, për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe jo vetëm;

-Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri;

-Cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, të një Republike Parlamentare;

-Rikthimi i pluralizmit dhe demokracisë funksionale.

-Mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë;

-Mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetateve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria;

-Braktisjen masive të vendit nga profesionistë, të rinj dhe të reja;

-Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimi i shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;

-Rrëshkitjen drejt një qeverisje autoritare;

-Nevojën për të krijuar shpresë dhe besim, në mënyrë të vecantë përfshirjen në të drejtën për të votuar, por dhe për të qënë pjesë e vendimarrjes dhe institucioneve të diasporës shqiptare, që përbën mbi 35% të popullsisë, në respektim dhe të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese;

-Nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve;

-Nevoja për një politikë që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, garantimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale;

-Nevoja për të zhvilluar një partneritet të qëndrueshëm meSHBA, BE dhe  vëndet e NATOs.

Propozojmë sa më poshtë:

Institucionalizimi i Federatës së opozitës, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë;

Me moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.

-Federata koordinohet nga një grup koordinator deputetësh, që pranohen nga faktorët politikë të opozitës.

-Transformimi i kësaj Federate në një koalicion bashkimi opozitar, duke përcaktuar emrin e saj, programin politik dhe logon e kësaj Federate.

-Përcaktimi i strategjisë elektorale të koalicionit (Federatës).

-Përfshirja në bashkëpunim Institucional me organizatat e diasporës, për të garantuar  votimim e diasporës dhe kandidimin e tyre.

-Përcaktimi i rregullave të funksionimit të këtij koalicioni për cëahtjet që do diskutohen, kohën e takimeve dhe mënyrën e vendimarrjes.

-Të synohet vendimarrja konsensuale ose në të kundërt me 2/3 e votave të deputetëve të opozitës.

-Mbledhja është e detyrueshme të mblidhet me kërkesën e cdonjërit nga kryetarët e partiveparlamentare apo përfaqësues i grupit koordinator.

-Kjo Federatë do të mandatojë një grup deputetësh,përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për cështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin.
Organizimi i kësaj Federate në nivel lokal, rajone dhe Bashki.

Organizimi parlamentar.

Takimi parlamentar i opozitës me përfshirjen e gjithë deputetëve të opozitës, të dalë nga zgjedhjet e 2021, nën koalicionin PD-ANdhe përfaqësuesveparlamentarë të partive të tjera.

Reforma Zgjedhore: Tejkalimi i problemit tëpërfaqësimit të opozitës në Komisionin Ad Hoc, duke krijuar mekanizmat e një mirëkuptimiopozitar inkluziv.

Propozojmë:

Opozita të zgjedhë me votën e gjithëdeputetëve të saj, përfaqësuesit në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Cdo grup parlamentar duhet të jetëi përfaqësuar në këtë komision.

Deputetët zgjedhin me 2/3 bashkëkryetarin. Nëse në dy raunde nuk zgjidhet, atëherë në raundin e tretë e zgjedhin me shumicë të thjeshtë.

Komisionet hetimore, në respektim të së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Parlamentit, në funksion të kontrollit të qeverisë.

Koordinimi ivendimeve dhe veprimeve parlamentare të opozitës.

Koordinimi i qëndrimeve në AsambletëParlamentare apo përfaqësimet ndërkombëtare.

Deputetët mblidhen të paktën 1herë në javë. Cdo grup prej 5-7 deputetësh, ka të drejtë të thërrasëtakimin, me detyrimin për të prezantuar me shkrimpropozimin apo qëndrimin tek përfaqësuesit e tjerë, me synimin:

Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe respektimin e Kushtetutës.

Në këtë kuadër, të gjitha partitë e Federatës, tëparaqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet të paraqiten me shkrim brenda 2 javëve dhe të paraqitet në Komisionin e ReformësZgjedhore.

Qëndrimi i partive tona për Reformën; është një sistem propocional kombëtar me lista të hapura, osecdo subjekt mund të zgjedhë nëse aplikon listat e hapura apo listat e mbyllura.

Reforma Administrative domosdoshmëri për një zhvillim dhe administrim propocional të vendit dhe shmangjen e braktisjes e zonave të tëra të Shqipërisë.

Komisionet Hetimore dhe veprimtari të tjera parlamentare për rikthimin e Parlamentit në binarët kushtetues.

Grupi i Punës për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë:

Formatimi i një qëndrimi të qartë si vend i NATOs dhe në procesin e anëtarësimit Europian për zhvillimet gjeopolitike si dhe rajonin e Ballkanit;

Qëndrim i qartë kundër influencave të aktorëve tëtretë, në mënyrë të vecantë Rusisë dhe Kinës, tëcilët synojnë frenimin e anëtatësimit Euro-Atlantik të Ballkanit;

Krijimi i një boshti të qëndrueshëmbashkëpunimi politik,ushtarak dhe ekonomik me vëndet e NATOs në Ballkan.

Marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë partneriteti,vecanërisht me partnerin strategjik SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.

Qëndrimi i koordinuar me faktorin institucional dhe politik shqiptar në rajon, jashtë cdo paternalizmi, në lidhje me Kosovën, rajonin dhe në kuadër të NATOs.

Përgatitja dhe dokumentimi i situatës në Shqipëri, duke u mbështetur në fakte si dhe raporte ndërkombëtare si; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera të Komisionit Europian, propozimetë zgjidhjeve dhe alternativat opozitare.

Respektimi kushtetutes, Reforma Zgjedhjore, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, zbatimi i detyrimit ligjor dhe vendimit të GjykatësKushtetuese për votimin e diasporës, avancimi në proçesin e integrimit të vendit në BE.

Nevoja e dialogut pozitë-opozitë me prezencë tëndërkombëtarëve (grupi i miqëve të Shqipërisë), me prioritetet e prezantuara më sipër dhe rikthimi i Parlamentit dhe debatit politik në normalitetin e një vendi anëtar të NATOs.

Bashkëpunimi me trupin diplomatik në Tiranë, përzgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrimqëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.

Bashkëpunim me OSBE dhe ODHIR, për Reformën Zgjedhore. Angazhimi pranë Komisionit Ad Hoc të Reformës Zgjedhore të një eksperti të ODHIR-it.

Krijimi i Senatit të Opozitës:

Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhefigura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtëvendit.

Login to post comments