Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme Taulant Balla.
Në një intervistë në Euronews ai u shpreh se Berisha u shpreh se Balla ka dalë në përgjime kilometrike, të cilat po përpiqet ti asgjësojë, por ato janë edhe në Francë.
“Taulant Balla është i regjistruar duke ndërsyer banditë jashtë kundër Sali Berishës. Taulant Balla është regjistruar nga prokuroria se ka porositur vrasje. Nëse keni kuriozitet bëni një kërkim, keni me dhjetëra artikuj për këtë sepse tjetri ka deklaruar në sallën e gjyqit që Taulant Balla, kur e mori vesh se Ravik Gura mësoi se në interceptime, kishte porositur vrasje, Ravik Gura u zhduk. Merrni publikimet që kanë bërë për procesverbalin e zhdukjes së regjistrimeve për Taulant Ballën kur të tjerët regjistruan. Prokurorët e Elbasanit në vend që të japin për hetim dosjen e zhdukën atë. Taulanti ka kilometra me biseda në “SKAP” për tendera për anëtarin e bandës së Elbasanit. Ai po bën të pamundurën që të zhduken transkriptimet, po ato janë në Francë. Taulanti me dokumente zyrtare, Bajrajt thonë se punën e ligjit të lojërave të fatit e kanë zgjidhur me Taulantin, është e regjistruar kjo”,-tha ish-kryeministri Berisha.”, tha Berisha.