Basha thotë se shqiptarët nuk janë emigrantë, por eksploratorë! Korreshi: I lajthitur! Njerëzit po ikin nga skamja!

E Enjte, 30 November 2023 12:14

 

Lulzim Basha në Vlora: “Nuk duhet të trembemi nga fakti që një pjesë e rinisë do të eksplorojë botën, do të eksplorojë Evropën! Ne për këtë ditë kemi luftuar! Puna është a i krijojmë dot kushtet pasi të kenë eksploruar, pasi të kenë marrë përvojën e tyre, të punës apo arsimore, apo një kualifikim, ta gjejnë prapë veten në Vlorë, në Shqipëri?!”

Ish-Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ka dhënë një tjetër mbështetje, Kryeministrit Edi Rama dhe një goditje të re, opozitës, duke i vënë nje emër të të ri krizës së shpopullimit, krizës së emigrimit masiv të rinisë nga vendi: Eksplorim i botës! Sipas idesë novatore të Lulzim Bashës, shqiptarët nuk janë emigrantë, por eksploratorë!

Deklarata e tij është tallur masivisht nga qytetarët në rrjetet sociale, si nga të djathtët, edhe nga të majtët.  

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ngriti pyetjen "Mos ka qenë i pirë?!", i pyetur në emisionin Kafe Shqeto në  SYRI TV për këtë situatë.

 
 

“Së pari, Basha ishte esëll apo ishte i pirë?! - tha ai. - Se jo të gjithë këta të rinjtë e kanë pasur shansin për të eksploruar botën, që të marrin bursën e studimit për jashtë shtetit si z. Basha  e ai ndoshta e lidh me fatin e tij kur ka qenë i ri. Jo të gjithë e kanë atë mundësi. Nuk është “eksplorimi” ndonjë qejf i madh, të lash pjata nëpër Evropë! Nuk është ndonjë “eksplorim” i madh që të gjithë fëmijët kanë tendencë të shohin shoku-shokun si pasurohet shpejt! Që të hipësh në gomone nuk besoj se është ndonjë eksperiencë e madhe, por ndoshta ai që kur dha dorëheqjen e këtej, ndoshta eksploroi një vit e gjysmë dhe iu duk sikur eksploruan të gjithë shqiptarët.

Mund të them se një pjesë, nga Lushnja po marr një rast, para një jave kanë ikur dy mësues të një shkolle, njeri mësues matematike dhe tjetri mësues letërsie, me të gjithë familjet, sepse nuk u del më rroga e mësuesit për të jetuar dhe standardizuar fëmijët e tyre. Pra, ikën nga halli, që ta dijë ai shoku (Basha) dhe jo të gjithë kanë mundësi të kenë këto të ardhura, jo të gjithë kanë mundësi të hanë byrekë në Holandë.

Të gjithë njerëzit janë në hall të madh dhe kur ikin dy mësues që janë në punë, imagjinoni se çfarë ndodh me të tjerët, nuk kanë më shpresë, nuk kanë asgjë. Por një njeri që nuk mban dymijë lekë në xhep dhe nuk ia di vlerën asgjëje, mendoj se nuk mund ta bëjë dot këtë lidhje, se është i vetmi njeri që nuk mban portofol me vete, të paguajë në një vend ku pi kafe, ndaj mendoj se është lajthitje. Lajthitje ... se është me të vertet e trishtë që të dëgjosh nga opozita të thuhet se ikën për eksperienca e do të vijnë prapë!!!

Ku do të vijnë?! Dy gjëra sjell kurbeti: o të ndan familjarisht, o të marton 40 vjeç! Unë e kam provuar vetë, kam qenë dhjetë vjet në Itali, pavarësisht se në shkollë, kam punuar si qeni në sensin e mirë të fjalës. Punoja përnatë në piceri se nuk është e lehtë, nuk është luks andej kur nuk të jep njeri, kur nuk të delegon njeri, kur nuk të japin ndonjë bursë nga Shqipëria. Pavarësisht se kisha bursë nga shteti italian, pavarësisht se çdo gjë e kisha, shteti shqiptar nuk e dinte fare se ku isha dhe në isha unë ndonjëherë atje, por e kam fjalën se nuk ka luks për një të ri që të ikë për të “eksploruar”, përveçse po ta ketë mamanë dhe babanë ministër.

Nuk po ikin për tre- katër ditë, por po ikin se nuk ngopen dot me bukë, nuk i hanë tre vakte në shtëpi; po lënë serrat djerrë, po lënë dhe bujqësinë. Imagjino kur po shpërngulet edhe Lushnja. Në fshatrat e saj nuk ka më të rinj dhe të jeni të bindur se nuk kanë ikur “për të eksploruar”. Njerëzit ikin nga skamja, nga asgjë tjetër”, nënvizoi Saimir Korreshi./ar.sh/SYRI.NET  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mariela Shkurta: Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet!

Politikë

Mariela Shkurta: Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet!

Nga Mariela Shkurta:  Eshte fakt tashme! Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet! Si me rastin e inceneratorit, ku pronare rezultojne edhe ata qe kane shkuar ne ate bote, edhe ne...

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Kronikë

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Gjermania e futbollit ka humbur një kampion bote.   Ka vdekur njeriu që ndihmoi të fitojë Kupën e Botës në finalen e vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë, Andreas Brehme.  Kampioni i botës...

Eda Grimci: Bashkë jemi të pandalshëm…

Politikë

Eda Grimci: Bashkë jemi të pandalshëm…

Mbledhje kryesie Dega, 9, Tiranë Bashke jemi te pandalshem…Edvin dil na prit para Kryeministrise se kryehajduterise , se po vijme…