Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Vuçiç dhe Rama nuk heqin dorë nga projektet për ndarjen e saj

Saturday, 17 February 2024 17:33

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, sot është 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Ne shqiptaret jemi i vetmi komb në Europë që festojmë dy ditë pavarësie. Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, pa të cilën nuk do kishte shtet shqiptar dhe as Kosovë të pavarur, dhe pavarësinë e Kosovës me 17 shkurt 2008 pa të cilën kombi ynë nuk do të ishte një komb i lirë. Ndaj dhe sot shqiptarët në Kosovë, Shqipëri kudo që janë në mbarë botën festojnë ditën e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë së tyre pas pavarësisë së Shqipërisë. 

 

Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themele shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe gjenocidit ciklik serb, ka luftërat, gjakun, qëndresën epike dhe sakrificën sublime të qindra e mijëra martirëve të saj që luftuan dhe ranë për tu bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga vitet 1860 në vitet 1999, ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të komandantëve dhe luftëtarëve të saj të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas atyre të prijësit tonë të përjetshëm, Skënderbeut.

Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit të saj, politikanit mendjendritur të kombit shqiptar, presidentit Ibrahim Rugova, Gandit të Ballkanit dhe Europës që thuri tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur më fisnike njeriut të civilizuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe që ngriti në kushtet e pushtimit më të egër Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur paralel me pushtetin e pushtuesve barbar. Presidenti Rugova arriti ta shndërrojë kauzën e lirisë së shqiptarëve të Kosovës në çështje kryesore të axhendës së SHBA dhe vendeve të lira perëndimore! 

Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari që shënoi zenitin e trimërisë, heroizmit dhe sakrificës njerzore si dhe heronjve të tjerë te pavdekshëm dhe dhjetëra mijëra luftëtarëve të lirisë të cilët me

guximin, heroizmin, sakrificën e tyre çliruan Kosovën.

Pavarësia e Kosovës është kryevepra e shqiptarëve si komb kudo në botë që moton “Një komb një qëndrim” u bashkuan si një trup i vetëm dhe Shqipëria pas çlirimit të vet nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazëvendësueshëm!

Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur vetëm falë mbështetjes së fuqishme dhe rolin përcaktues të SHBA, të Kongresit të këtij vendi dhe Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit George Ë Bush, vendeve të mëdha të perëndimit dhe vendeve anëtare të NATO-s në Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës!

Sot në këtë 16-vjetor me arritjet e saj mahnitëse për një kohë të shkurtër si vend i pavarur, Kosova bën krenar çdo shqiptar. Ajo është tashmë një demokraci funksionale, që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe arritur standadtet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon.

Ajo u ngrit si feniksi nga hiri dhe shkrumbi që lanë pushtuesit dhe ka sot një ekonomi solide në rritje, ka ndërtuar infrastrukturën me moderne në rajon. Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në trojet e tyre. Ajo në këto vite ka bërë emër botëror me talentin e rrallë dhe zërin magjepsës të divave të saj dhe shkëlqimin e yjeve dhe mbretëreshave të saj në sport.

Kosova këto vite është përballur me shantazhe provokacione të serbomëdhenjve të Beogradit dhe vasalëve të tyre të Tiranës, përkatësisht serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argatit të tij Edi Rama që nuk heqin dorë nga projektet për ndarjen e saj. Por pavarësisht nga këto ajo ka qëndruar gjithnjë një faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon për çka meritoi dhe liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Ndaj dhe le të urojme të dashur miq shqiptarët në Kosove dhe kudo ku janë Gëzuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...