Nga Tritan Shehu:
Lufta e Ukraines, lufte e te gjitheve per liri, vlera e demokraci!
Sot jemi ne pervjetorin e dyte te atij agresioni rus, te tipit fashist a nazist ndaj nje vendi e populli te lire e sovran ne qender te Europes.
Nje agresion ai, qe mund te krahasohet me pushtimet e para naziste te Austrise e Cekosllovakise, qe cuan ne Luften e Dyte.
Sepse demokracite e asaj kohe, me iluzionet e tyre ndaj Hitlerit&Co, hezituan ta ndalonin ate qe diten e pare, duke i hapur keshtu rruge me te keqes.
Fatmiresisht ne keto dy vite agresion jo vetem pozicionimi politik, por dhe mbeshtetja konkrete ndaj Ukraines ka qene deri ne nje fare pike, eficiente.
Dhe shpresoj te vazhdoje e tille, ne rritje…
Duke tejkaluar edhe disa shenja “lodhjeje”, qe po cfaqen diku, aktualisht te zbehta, por te dukeshme ne Perendim.
Zbehja e perfshirjes se Botes se Lire ne perballjen e atij agresioni, do te ishte nje mbeshtetje per tentativen e impononimit te nje “rendi te ri “ boteror, e ngjashme kjo me ate qe nazistet e fashistet kerkonin ne vitet 30-te.
Prandaj lufta heroike e popullit te ukraines, rrezistenca stoike e tij duhet kuptuar, jetuar e mbeshtetur si Lufta e te gjitheve ne mbrojtje te asaj, qe Europa e Bota ka ndertuar, si me te miren ne historine e njerezimit, qe prej vitit 1945.