Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se për krimet e tij gjatë qeverisjes 10 vjeçare nuk do e mbrojë dot as prokurorët e SPAK, Altin Dumani e as Arben Kraja.
‘Kur sovrani ka vendosur, nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit, në karrigen e drejtësisë’, u shpreh Berisha.
Berisha: I bëj të qartë Edi Ramës se je një kalbërisë e pakallur dhe hiq dorë nga terrorizmi i gazetarëve.
Të garantoj se nuk ka pushtet në botë, nuk ka Skap dhe gjykata në botë që do të të mbrojnë ty nga krimet e shëmtuara që ke kryer.
Jo Edi Rama, jo.
McGonigali në burg, ti do të kesh fatin e tij.
Nuk ka shqiptar që mund të pranojë se ai që ka marrë licencë nafte dhe 225 mijë euro nga ti, të burgoset 3 vjet, kurse ti të qeverisësh.
Jo Edi Rama, ti ke korruptuar atë, je bashkëkorruptor, meriton fatin e tij dhe shqiptarët do ta japin atë.
Sot të mbron Dumani, Kraja dhe grupi i strukturuar kriminal në Skapin e partisë, por nesër i sigurtë të jesh se çdo qindarkë që ke përvetësuar nga ato qindra e milionë eurove, nga djegësi i Tiranës që nuk ekziston, për djegësin e Tiranës në vjedhjen e shekullit.
Se çdo qindarkë që ke përvetësuar me sterilizimin që i rrite çmimin 83 herë.
Se çdo qindarkë që ke fituar me 10-15 fishimin e çmimit të rrugëve.
Se çdo bixhoz që po loz me Portin e Durrësit do të rëndojnë ty gjer në fund të jetës tënde.
Unë e di se për të gjitha këto ti, do të bësh gjithçka që të qëndrosh mbi karrigen e krimit, të mbrosh pushtetin e krimit.
Por di gjithashtu se në të gjithë shekujt, në të gjitha kohërat, kur sovrani ka vendosur nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit në shtyllën e turpit, në karrigen e drejtësisë.