Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt shqiptarët do të marrin vesh se kush e kryeson gjykatën speciale.
Berisha deklaroi se, shqiptarët do të marrin vesh se çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka.
Për kryetarin e Partisë Demokratike, ata gazetarë që përdorin studiot dhe penën si hanxhar mbi opozitën janë llumi i shoqërisë njerëzore.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur miq, sot kemi përpara suitën e lakejve, puthadorëve, të cilët nga mëngjesi gjer në darkë trumbetojnë një Shqipëri pa opozitë.
Sulmojnë një Shqipëri pa opozitë.
Nga mëngjesi gjer në darkë i thurin lavde dhe himne kreut të krimit të organizuar.
Sulmojnë opozitën, përpjekjet e saj, vetëm e vetëm të realizojnë ëndrrën e Edi Ramës, të Shqipërisë pa opozitë.
Por ata të cilët predikojnë, mbrojnë tezën e Shqipërisë pa opozitë, ata që besojnë se përdorin studiot, përdorin penën si hanxhar mbi opozitën, ata janë llumi i shoqërisë njerëzore.
Ata janë turpi i njeriut, ata janë qenie të zhveshura nga çdo dinjitet, janë skllevër të krimit, të vjedhjeve.
Opozitën, asgjë nuk e mposht.
Sot ajo është më afër se kurrë, më e fortë se kurrë, më e sigurt se kurrë, më besimplotë se kurrë në fitoren e saj.
Ndaj dhe të vazhdojmë ne betejën pa kthim, mosbindjen civile pa kthim.
Ndaj kësaj diktature të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve; ndaj këtij regjimi që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë; ndaj këtyre lakejve, puthadorëve që nga mëngjesi gjer në darkë sulmojnë opozitën në emër të Shqipërisë pa opozitë; ndaj hanxharëve të krimit në drejtësinë e turpit, drejtësinë e turpit dhe njëherë, e qenieve të shpërfytyruara, e qenieve të degraduara nga ryshfetet dhe pengmarrja.
Do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale.
Do merrni vesh shpejt se çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka.
Se ç’përfaqëson Dumani-Kraja.
Se ç’përfaqëson Sadush e kompani.
Miqtë e mi, beteja çdo ditë bëhet më jetike.
Çdo ditë bëhet më epike.
Çdo ditë që shkon, ecim më të sigurt drejt fitores.
Ndaj dhe duke u përshëndetur ju me përzemërsi, do t’i çoj një mesazh prapë Edvin Surrelit.
Të më falin banorët e Surrelit, se me aktin e parë do i shpëtojmë edhe ata prej atij banori që nuk është vetëm e keqja e Surrelit, është e keqja e Tiranës, është e keqja e Shqipërisë, është e keqja e shqiptarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!