Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sulmuar edhe ata gazetarë që i përdorin studiot dhe fjalën e tyre, si armë kundër opozitës.
Sipas Berishës, këta personazhe janë llumi i shoqërisë njerëzore.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur miq, sot kemi përpara suitën e lakejve, puthadorëve, të cilët nga mëngjesi gjer në darkë trumbetojnë një Shqipëri pa opozitë.
Sulmojnë një Shqipëri pa opozitë.
Nga mëngjesi gjer në darkë i thurin lavde dhe himne kreut të krimit të organizuar.
Sulmojnë opozitën, përpjekjet e saj, vetëm e vetëm të realizojnë ëndrrën e Edi Ramës, të Shqipërisë pa opozitë.
Por ata të cilët predikojnë, mbrojnë tezën e Shqipërisë pa opozitë, ata që besojnë se përdorin studiot, përdorin penën si hanxhar mbi opozitën, ata janë llumi i shoqërisë njerëzore.
Ata janë turpi i njeriut, ata janë qenie të zhveshura nga çdo dinjitet, janë skllevër të krimit, të vjedhjeve.