Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, publikoi një tjetër denoncim të Qytetarit Dixhital për çështjen e kanalizimit të vendit.
Sipas këtij denoncimi, drejtori i Policisë së Shkodrës, një produkt i Taulant Ballës, po fsheh serat e drogës.
POSTIMI I PLOTË
Denoncon fshehjen e serave të drogës nga Drejtori i Policisë Shkodër!
Ai është produkt i Taulant Bego Jaris!
Lexoni denoncimin e qytatarit dixhital.
Përshëndetje. Jam punonjës policie. Dy ditë më parë në Velipojë u kapen 37.336 kubike kanabis sativa, doli dhe në lajme. Llogaritë bëni vetë nëse 1 serë me hektar e mbjellë me drogë do shkonte deri në fund sa do ishte fitimi. As media s’u ndie për këtë pune, Guardia di Finanza konstatoi nga ajri serat dhe vuri në dijeni palën shqiptare.
Drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj, pa dijeninë e të cilit nuk kish se si të bëhej, u detyrua të kryente operacion.
Kapteri Sulaj, që u katapultua me dy grada të marra me një vendim gjykate si kryekomisar dhe drejtues, i ka të njohura bamat.
Ky ka dalë edhe në hetim të SPAK-ut kur ka qene drejtor në Kukës, mori lekë për lirinë e një personi në arrest shpie, që ishte pjesë e një grupi kriminal. E di tanë Kukësi se si lekët e dërguara për favor, pasi u zbuluan nga hetimet pa dashje, u kthyen në lepuj pas ndërhyrjeve të forta nga Tirana me mbyllë dosjen.
Mbështetja më e fortë, Neritan Nallbati për këtë punë.
Sulaj njihet si prodhimi i ri i Taulant Balles. 3 a 4 ngjarje kriminale në Shkodër, që kanë ndodhur me ardhjen e tij, janë të pazbardhme.