Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi pasi kryeministri Edi Rama refuzoi pjesëmarrjen në interpelancën e kërkuar për çështjen e implikimit të vëllait të tij në trafikun e drogës.
Bardhi i kërkon kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që kjo interpelancë të përfshihet në rendin e ditës.
“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin.
Sot jam njoftuar publikisht nga kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeministrore.
Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë, ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje.
Kjo është shkelje e hapur kushtetuese,” shprehet Bardhi.