Kush është ciklopi?/ - Afera korrutive e drejtorëve të Veliajt/ Zbardhen mesazhet mes punonjësve të kompanisë '5D'

E mërkurë, 03 Prill 2024 12:49

Gjatë hetimeve intensive për drejtorët e Bashkisë së Tiranës, SPAK-u ka siguruar dokumente, biseda telefonike, transferta parash, abuzime në tenderë, fotografi dhe të tjera prova që tregojnë se ata kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Më 28 mars, GJKKO vendosi 9 masa sigurie për drejtorët dhe zytarët e Bashkisë së Tiranës, mes të cilëve në pranga ranë Mariglen Qato dhe Redi Molla. 

 

Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarët "de facto" të kompanisë "5D Konstruksion", nëpërmjet së cilës janë përfituar me dhjetëra tenderë në shkelje të ligjit.

SPAK-u ka mundur të sekuestrojë jo vetëm telefonin e administratorit të kompanisë, Nestor Muhametllarit, por edhe të punonjësve të tjerë, raporton cna.

Në dosjen hetimore saktësohet se është sekuestruar telefoni i punonjëses së kompanisë "5D", Jona Bejko, për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe këqyrja dhe analizimi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit.

SPAK-u ka mundur të sigurojë një bisedë mes Jona Bejkos dhe Algert Çiflikut, të cilët komentojnë për shefat e tyre dhe nuk mungojnë as nofkat dhe pakënaqësitë ndaj këtyre të fundit.

Me iniciale "R" dhe "M", ata i referohen Redi Mollës dhe Mariglen Qatos. Ndërsa Nestor Muhametllarit ata i kanë vënë nofkën "ciklopi".

Biseda e datë 6 janar 2023 me shtetasin Algert Çifliku i cili punon në të njëjtën shoqëri.

Jona: Koleg... kam lajme këtej nga zyra. Plasi lufta, u grinë N me J.

AlgertPse u kapën?

Jona: Se ke idenë ca lufte po them se erdhën tatimet për kontroll në mëngjes. Sa u hap dera, direkt pa na thënë asgjë, u futën tek zyra e Financës duke prek dhe hap çdo gjë pa leje. Seç kapen ca gjera që s'duhet t'i shikonin. Kjo përplasi derën. Ai i tha kujt i përplas derën. Merr çantën ik në shtëpi, debile".

Algert: Do hanë kokat e veta.

Jona: U bë nami për Zotin. Të shikojmë si do të vazhdojë seriali. Vetem unë dhe ti ee... Dhe po u permend nga ata lart. Bëj sikur s'di gjë... Habitu.

AlgertSa më bëhet qejfi. Sot do i takoj ata.

Jona: Po bëj sikur habitesh gjthsesi. Se deri kur t'i takosh t'i besoj do e kenë marr vesh ata.

Algert: Besoj se po... rrofsh shume.

Jona: Uu të lutem... Më trego nëse ka ndonjë të re".

Midis të njëjtëve persona është zhvilluar një bisedë tjetër në datën 6 janar 2023:

Algert: Koleg si je?

Jona: Koleg he mo.. Po prisja lajme nga ty.

Algert: Eshtë marrë vesh... Po nuk më thanë gjë, se ishin të dy, fola pak me këtë timin.

JonaPo normal që është marrë vesh. Se ajo e bëri të madhe për një karrige. Imagino për dje, që u bë situata lëmsh. As N ska ardhur.

Algert: Sot bëhet gjyqi, jam në Durrës. MR dhe çikllopi (me këtë epitet i referohet Nestorit)

JonaE kanë thirrur ata?

Algert: "Te objekti, një rrugë e dy pune

Jona: elee... Po se ajo është me R.

AlgertSi eshtë me R"

JonaPo se ai e ka ngritur në atë  pozicion.Me marr vendime dhe ca do ajo.

JonaMe zor po e pres serinë e ardhshme që do ma thuash ti... Se s'kam si e marr vesh.

AlgentMë ka kërkuar ta heqin J... dhe R kishte then prit të bëjnë mbylljet e vitit.

Jona: Dmth deri mars.

"Siç rezulton nga këto komunikime, midis shtetasve Jona Beiko dhe Algert Çifliku, si dhe midis shtetaseve Jona Bejko dhe Jonida Hoxhaj janë zhvilluar edhe një sërë bisedash të tjera në të cilat ata iu referohen shpesh personave me inicialet (R) dhe (M), si personat që kanë autoritetin dhe kompetencën për të vendosur mbi punët dhe organizimin e shoqerise '5D Konstruksion' sh.p.k.", thuhet në dosjen hetimore.

Login to post comments