Erjon Veliaj i ka dërguar mesazh publik e të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama për arrestimet që SPAK i bëri 9 drejtorëve të tyij kryesorë. Veliaj, duke i kujtuar Ramës, Arben Ahmetajn, deklaroi se ai nuk ka përgjegjësi për drejtorët siç kryeministri nuk mbajti përgjegjësi për zëvëndësin e tij. Duke I kujtuar shprehjen e “dardhave pas kurrizit kryeministrit”, Erjon Veliaj I dërgoj edhe një mesazh prokurorëve të SPAK, se ata janë në punë fal tyre dhe Partisë Socialiste. Ndërsa falënderoi për punën drejtorët, Veliaj u pëpoq të shfajësojë veten edhe për aferën e Inceneratorit të Tiranës.
Nga SYRI TV
Erion Veliaj ka reaguar për herë ta parë pas arrestimit dhe kapjes së 9 drejtorëve kryesor të tij duke përfituar me kompaninë e tyre milionat e fondeve publike me tenderat që duhet të ishin në funksion të administrimit të qytetit.
Në vend që të sqaronte pozicionin e tij dhe abuzimin me të gjithë tenderat e kësaj Bashkie, Veliaj e përdori daljen e tij, për të çuar një mesazh të qartë ndaj kryeministrit EdI Rama, që SPAK duhet të përdor për të të njëjtin standard siç me ministrat e korruptuar, për të cilët kryeministri nuk ka mbajtur përgjegjësi.
Siç shefi i tij politik, edhe Erion Veliaj nuk kurseu paralajmërimin për SPAK, duke u kujtuar se ata janë aty fal vullnetit të tyre.
E për t’ia përforcuar, sinjalin dërguar kryeministrit Edi Rama, Veliaj i solli në vëmendje edhe shprehjen e famshme të dardhave pas kurrizit.
Meraku më i madh i kryebashkiakut Erion Veliaj duket se është afera e Inceneratorit të Tiranës. Pas ngushtimit të lakut, Veliaj i bëri paraprit hetimeve, se ai nuk ka firmosur asgjë për këtë aferë…
Por ndërsa, në fjalimin e tij tentoi të shfajësojë veten, se nuk ka përfituar asgjë nga abuzimet, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte të vështirë të distancohej nga drejtorët e arrestuar, që sërish i përgëzoj për punën e mirë që kanë bërë, edhe pse SPAK provon se ata me kompaninë e tyre kanë vjedhur çdo fond të Bashkisë që duhet të drejtonin .