Skema korruptive ‘5D’, Veliaj tradhtohet edhe nga ‘ushtria e tij’ dixhitale

Saturday, 06 Prill 2024 20:39

Zbulimi i skemës korruptive ‘5D’, jo vetëm rrezikon seriozisht karrierën politike dhe lirinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por i ka zhdukur atij edhe ‘ushtrinë dixhitale’.

Prej shumë kohësh, njerëz të ndryshëm, me shumë mundësi të financuar nga Veliaj, japin komente pozitive për çdo lajm rutinor të kryebashkiakut të Tiranës.

Këtë ‘ushtri dixhitale’ e dalloje lehtësisht me komentet e tyre lëtyrë, sidomos në portalet dhe mediat pranë qeverisë.

Përdorin emra të ndryshëm, por në thelb kanë pasur thuajse të njëjtin koment: ‘Lali punon mirë’, ‘Vetëm Lali e bën Tiranën’, ‘qentë le të lehin, Tirana ndriçon’, e të ngjashme.

Natyrisht, përdorimi i kësaj ‘ushtrie dixhitale’ është një prej mekanizmave propagandistikë, për të krijuar realitetin e rremë se publiku, sidomos ai që ndjek raportimet mediatike, e vlerëson maksimalisht punën e Erion Veliaj.

Por, kjo ‘ushtri dixhitale’ u zhduk si me magji sapo shpërtheu skandali ‘5D’. Mesa duket, arrestimi i drejtorëve të Bashkisë që ‘bënin lekë’ u preu rriskën edhe këtyre ‘propaganduesve me pagesë’ në rrjete sociale.

‘Boldnews.al’ kreu një verifikim mbi reagimin e ‘popullit të internetit’ në faqet zyrtare të mediave që janë shumë pranë qeverisë.

Çuditërisht, 99 përqind e komentuesve ishin kritikë ndaj Veliajt dhe shumica prej tyre i përmendnin burgun, si alternativa kryesore për fatin e tij pas shpërthimit të skandalit të drejtorëve.

Nuk gjenden askund ata ‘propaganduesit’, me emra të ndryshëm, por me mesazh të njëjtë pro-Veliajt. Janë zhdukur, pa nam e pa nishan, të paktën në këto orë të para, ku Veliaj është vendosur, me të drejtë, në tabelën e qitjes.

Më poshtë, në një foto-galeri, gjenden reagimet e personave të ndryshëm në rrjete sociale të mediave pro-qeveritare, të cilat shoqërojnë lajmin e reagimit që bëri Veliaj këtë të shtunë (6 Prill 2024), për skandalin ‘5D’.

Komentet janë të tepërta.

Modifikuar më Saturday, 06 Prill 2024 20:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...