Manjani: Tre gjëra nga reagimi i kryetari i hajnisë TiranëP

Saturday, 06 Prill 2024 20:45

Nga Ylli Manjani

1. Deklaroi se është i paaftë për të kryer detyrën e kryetarit të bashkisë. 

 

Nëse, për një moment dhe për hir të argumentit marrim të vërtetë deklarimet e tij se ‘nuk e di se si vjedhin pasurinë publike vartësit e tij’, atëherë është I PAAFTË. Pavarësisht se ky budallëk që ai thotë është i pabesueshëm, prap vlen edhe sikur për një moment ta marrim për të vërtetë.

Pra ai duhet shkarkuar direkt nga ajo zyrë publike se nuk di ta bëjë atë punë.

Nëse nuk është hajn, është I PAAFTË! Dëmi që sjell është njësoj.

2. Pranoi se reforma në drejtësi është DËSHTIM.

Pavarësisht se motivi është krejt personal (po kërcasin prangat në vesh), Ai pranoi se njerëzit ‘kalben në paraburgim si në komunizëm’.

Krejt e vërtetë është kjo, por askush nga pushteti nuk e kishte thënë kaq troç.

Kryetari i hajnisë Tiranë është i vetmi zyrtar rilindas që e artikuloi këtë realitet.

Vetëm se ai duhet të kuptojë se me ndërhyrjen e tij personale janë paraburgosur njerëz, për punë futbolli. Janë ndëshkuar media e gazetarë që kanë kritikuar kryetarin e hajnisë. Janë bërë këto nga i njëjti SPAK, që sot i ka paraburgosur gjithë bashkinë e mund ta paraburgosë edhe atë vetë.

Karma është bitch!

3. Pranoi se është miza në bythë të kalit që bërtet se po tërheq karrocën.

Mbrojtja që kërkoi nga Edi Rama (kali tek bytha e të cilit Erioni rri), ishte konfirmim se ai është një parazit politik i varur kokë e këmbë nga kali politik ku ka hipur.

Ai vetëm shet mend se po tërheq karrocën e Edi Ramës.

Vetëm se ajo që s'dimë ende është ky kali, Edi Rama pra, do ta pastrojë bythën nga ky parazit apo jo?!

Kujdes, Erioni e shau Reformën, Rama e mbrojti prap...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...