Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi mesazhet e koduara të shefit të qeverisë Rama dhe kryebashkiakut Veliaj në deklaratën e një ditë më parë.
Vasili u shpreh se Veliaj dhe Rama janë një monstër me dy koka, dhe se janë në funksion të njëri-tjetrit, me drejtësinë që ju shërben.
Unë i shikoj si një monstër që grabit vjedh dhe shpërdëron miliarda euro të qytetarëve, një monstër me dy koka, një kokë të madhe në kryeministri që është Edi Rama dhe një kokë tjetër atje në bashkinë e Tiranës, asgjë më shumë dhe asgjë më pak.
Të cilët janë të lidhur si vëllezërit siamezë dhe janë këtu për të mbrojtur dhe përkrahur njëri-tjetrin , të përkrahur nga një drejtësi me regji e cila është vënë në funksion të tyrre pasi këta janë dhe të lirë dhe s’janë përpara përgjegjësisë penale shumë të rëndë që rëndon mbi ta.
Dhe, kjo komedi vazhdon me këta drejtora që i çojnë lart e poshtë dhe i hallakasin për të mbushur këtë, treyezën e propagandës.Por mbeten një monstër, hajdute dhe grabitqare me dy koka.
Dhe të cilet në këtë rast i shërbejnë njëri-tjetrit, mbajnë njëri-tjetrin dhe ju bëjnë shërbim qindra miliona, miliarda-eurove që kanë grabitur e vjedhur, dhe me të cilat Veliaj është pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, është aksioner hotelesh siç e pohojnë vetë të tijët ...dhe kjo situatë ka sjellë e ka kthyer Tiranën në një qytet të pajetueshëm.
Dje foli për sukseset e drejtorit të ujësjellësit kur në vitin 2016 ka premtuar që brenda mandatit të tij do kishte ujë 24 orë, rriti çmimin me 50 përqind, do kishim ujë Korçë me çmim Bathoreje, etj.