Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka shtruar iftarin tradicional në kuadër të muajit të Ramazanit.
Në një iftar ku ftohen më shumë njerëz që nuk agjërojnë, se besimtarë, burime për Syri-n bëjnë me dije se Edi Rama nuk ka ftuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Prej një dekade në pushtet, në darkën e iftarit të shtruar nga kryeministri ka zënë vend çdo vit edhe delfini i tij, Veliaj, ndërsa këtë vit, ky i fundit duket se nuk është ftuar në iftar.
Veliaj jo vetëm që ishte në krye të tryezës së iftarit vitet e shkuara, por ishte edhe personi që i organizonte iftare, merrej me ftesat etj.
Me sa duket Edi Rama nuk ka dashur të asociohet me ‘njeriun e momentit’ të akuzuar për korrupsion, Lali Erin, të cilit vetëm pak ditë më parë i ka rënë në burg gjithë kupola drejtuese e bashkisë për aferë e njohur korruptive, si dosja “5D”.
Megjithëse u duk sikur Veliaj e kërcënoi në daljen e fundit publike ku mbrojti drejtorët e tij të korruptur dhe e asocioi veten me Ramën për vartësit që hanë fruta pas shpinës së tij, kryeministri e ka lëshuar delfinin e tij dhe nuk do që të ulet me të më në tryeza publike.