Berisha: Ditën e enjte, qytetarë të Tiranës, të gjithë te bashkia për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare dyshes Rama-Veliaj

Hënë, 08 Prill 2024 22:29

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të protestojnë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas arrestimeve të drejtorëve të tij.

Berisha ka theksuar se historia ka faktuar se mosbindja civile e qytetarëve ka dridhur diktatura dhe perandorira, se mosbindja civile e qytetarëve ka përmbysur mbretër dhe diktatorë.

 

Fjala:

Historia ka faktuar se mosbindja civile e qytetarëve ka dridhur diktatura dhe perandorira, se mosbindja civile e qytetarëve ka përmbysur mbretër dhe diktatorë.

Ndaj dhe forca e saj është magjia e fitores së demokracisë në Shqipëri.

Ditën e enjte, qytetarë të Tiranës, të gjithë te bashkia, te shtëpia e parë e juaja, te shtëpia e parë e qytetarëve.

Të gjithë te bashkia për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare dyshes Rama-Veliaj, për të shkëputur Tiranën nga kthetrat e këtyre hajnave amorale, që nuk kanë kurrë të ngopur, që përdhosin qytetin dhe qytetarët e këtij vendi.

Do të jetë e pafalshme për cilindo që pret zgjidhje nga drejtësia e Edi Ramës.

Çdo njërin prej nesh, zgjidhjen duhet ta kërkojë te vetja e tij, te guximi i tij, te vendosmëria e tij.

Të mos lejojmë më të luajnë me fatin tonë, të mos lejojmë më të luajnë me fatin e kombit tonë, të luajnë me fatin e Shqipërisë.

Të marrim në dorë fatin tonë, Shqipëria e shqiptarëve, fati i saj në duart e shqiptarëve, liria jonë në duart tona.

Betejë dhe vetëm betejë gjer në fitore.

Krimet që ka kryer Edi Rama, krimet që ka kryer Erion Veliaj janë të tmerrshme.

Ato në çdo kod penal të vendeve të lira meritojnë qindra vite burg dhe nuk shlyhen dot.

Ndaj dhe ora po vjen, dita është afër, Tirana në shesh.

Erion Veliaj, jep dorëheqjen, njofto dorëheqjen, mos u përball me zemërimin e qytetit.

Mos u përball me zemërimin e tmerrshëm të qytetit që e ke vjedhur, e ke mashtruar, që i ke shkatërruar kulturën, urbanistikën.

Jep dorëheqjen, përndryshe nuk ka vend mbi tokë nga qytetarët e Tiranës. Do të kapin kudo që të jesh për zverku dhe drejt atje ku e ke vendin.

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2024 22:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...