Klanet brenda PS-së/ Ditmir Bushati e thotë troç: Ka një luftë të egër vrasëse

Tuesday, 16 Prill 2024 12:45

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin "Now" me Erla Mëhillin, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Socialiste. 

Ai ka lënë të kuptohej se brenda kësaj force politike ka një luftë shumë të egër dhe madje "vrasëse" për karrierë. 

Bushati nuk mohoi se brenda kësaj partie, ka klane të cilat janë në luftë me njëra-tjetrën. 

"Nuk dua të bëj as naivin, as të bëj të paditurin, por e kam thënë shpesh që kur vjen puna për PS-në, nuk jam në pozicionin e analistit, jam në pozicionin e protagonistit për sa kohë unë militoj në PS. Nëse ju u referoheni luftërave të brendshme që bëhen për ide apo çështje të caktuara, ato ndodhin në tërë botën. Nuk ka dalë edhe shprehja e famshme që thotë që në politikë dhe në karrierë akademike, ka një luftë shumë të egër, vrasëse për karrierë, në këtë pikë nuk duhet parë as si forca e parë, as si forca e fundit", u shpreh Bushati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...