Shaban Murati : Libri I Ambasadorit Kramaric eshte nje manual I domosdoshem per diplomacite e interesuara per Ballkanin

Tuesday, 16 Prill 2024 13:43

Libri, qe promovohet sot është një nga librat më të rëndësishëm të ballkanistikës moderne i përkthyer në gjuhën shqipe. Është i tillë, jo vetën për tematikën tejet interesante edhe për publikun shqiptar, por sidomos për mënyrën dhe forcën e re të trajtimit dhe të ndriçimit të konfikteve, që tronditën botën në dekadën e fundit në ish- Jugosllavi, dhe që natyrisht përfshijnë edhe Shqipërinë. Duke pasur gjysmën e territorit dhe të popullsisë në ish-Jugosllavi, nuk mund të mos kishte dhe të mos ketë interesin më të madh nga të gjitha vendet jashtëjugosllave të rajonit për konfliktet dhe postkonfliktet në ish-Jugosllavi.
Lbri i shkruar me kompetencë të lartë profesionale nga filozofi, historiani, politologu, polemisti dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramariç, të cilin kemi nderin ta kemi ambasador të Kroacisë në Shqipëri, pasi ka shërbyer si ambasador në Kosovë dhe në Maqedoni. Pra libri ka fatin që është shkruar nga një shkrimtar i njohur kroat dhe i cili është një nga njohësit më të mirë të çeshtjes dhe të botës shqiptare.
Si studjues dhe analist, që kam ndjekur me dekada Ballkanin dhe Kroacinë, dhe që vitin e kaluar botova librin “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”, mund të them se Kroacia është shteti, që e njeh më mirë nga të gjthë shtetet e Europës Serbinë dhe është shteti, që jo vetëm e njeh më mirë Serbine edhe se të gjithë shtete e ish- Jugosllavisë. Kroacia gjithashtu ka ditur më mirë dhe në mënyrë konsekuente të zbatojë një diplomaci dhe politikë të jashtëm unike në mbrojtje të interesave të veta shtetërore dhe kombëtare përballë një Serbie agresore dhe recidiviste, Libri është një manual historik dhe diplomatik për të mësuar të vërtetat e agonisë dhe vdekjes së Jugosllavisë, por edhe gjithë problematikën e pasojat plot rreziqe të postkonfikteve në ish-Jugosllavi deri në ditët tona.
E veçanta e librit “Kritika e mendjes politike” është se nuk mbetet vetëm te zhvillimet politike, por i zhbiron krizën dhe problemet e mbetura jugosllave në dritën e një vështrimi filozofik, teorik dhe ideologjik, pa të cilin nuk arrin të hysh në kuptimin e krizës jugosllave dhe të pasojave të saj.
Kanë qenë idetë, konceptet, platformat dhe programet e gabuara, që çuan në politikat e gabuara të federatës së Jugosllavisë si federatë artificiale, si dhe në konfliktet dhe luftrat etnike atje, të cilat sic thekson autori nuk qenë kurrsesi luftra civile. Polemikat e fuqishme të autorit me akademikë, teoricienë partie dhe historianë të formateve dhe origjinave të ndryshme, japin shpjegime vërtetë bindëse dhe interesante për atë, që ka ndodhur dhe po ndodh sot në ish-Jugosllavi. Në këtë kuadër autori zbulon dokumentin e panjohur me titull “Deklarata e pozitës së kombit serb”, shkruar nga akademikët serbë me porosi të qeverisë së Vuçiçit në vitin 2017 dhe publikuar në vitin 2019. “Deklarata e pozitës së kombit serb”, që është vazhdim i “Platformës” famëkeqe të Akademisë së Shkencave të Serbisë të vitit 1986, e cila u bë platforma e luftrave agresive dhe pushtuese të Serbisë kundër katër popujve joserbë, është e panjohur për lexuesit shqiptarë. “Deklarata e pozitës së kombit serb” është porositur në kohën e udhëheqjes së Serbisë nga Aleksandër Vuçiç, dhe zbulon se cila është filozofia politike e presidentit aktual serb si vazhdues i ideologjisë dhe i veprës kriminale të Sllobodan Millosheviçit. Siç thekson me të drejtë autori, “projektet politike të Millosheviçit dhe të Karaxhiçit ende zbatohen sistematikisht në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë”. Në libër analizohet edhe politika aktuale e Serbisë ndaj Kosovës dhe ambasadori kroat me përvojë të gjatë diplomatike Kramariç tërheq vëmendjen se interesi serb për Kosovën është të mbetet konflikt i ngrirë dhe jo për zgjidhje me dialog.
Në libër kemi një analizë të shkëlqyer të shoqërisë kroate dhe jugosllave dhe lexuesi gjen plot elemente të ngjashmërive të Shqipërisë me shoqëritë staliniste dhe komuniste, që trajtohen.
Libri i ambasadorit Zlatko Kramariç mund të konsiderohet një sukses i autorit dhe i balkanistikës moderne dhe njëkohësisht përbën një domosdoshmëri leximi dhe studimi për të gjitha diplomacitë e interesuara për Ballkanin, për akademitë dhe studjuesit e zhvillimeve të sotme në rajonin tonë.

Fjala e diplomatit Shaban Murati ne ceremonine e promivimit te librit “Kritika e Mendjes Politike “ te Ambasadorit te Kroacise ne Shqiperi , Zlatan Kramaric , sjelle ne shqip nga Shtepia Botuese “55”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...