Berisha: Një përgjigje e merituar ndaj postimit të Edi Ramës, por që e fshiu menjëherë

E mërkurë, 17 Prill 2024 21:42

Mania rraskapitëse e kreut të qeverisë, Edi Rama, për të sugjestionuar opinionin vendas me bumin turistik të gënjeshtërt, një daulle që ai i bie pa pushim, nuk po gjen terren dhe nuk po ngjit askund.

Një tentativë e para disa orëve nga Rama për t’i hedhur publikut, tymin e radhës me shifra, thoshte: “Lart e më lart... Shqipëria ngjitet ende më lart me rritjen e saj mbresëlënëse të numrit të vizitorëve nga ajri, në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për muajin shkurt në aeroportet e Europës”. 

 

Nuk ka vonuar reagimi i një qytetari të quajtur Florian Metani, që duke besuar së paku në transparencë, i ka lënë Ramës këtë mesazh:

“Z. Kryeministër, nuk jeni zgjedhur për ta bërë Shqipërinë, kënd lojërash ku zbaviten turistët, “low coast” me konserva me vete! Jeni zgjedhur për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. 

Keni mundësi ju lutem, të publikoni të dhënat e Censuti në Shqipëri? Më shumë se sa turistë, duam të dimë se sa shqiptarë kanë ngelur në Shqipëri”, shkroi Metani.

Pas këtij qëndrimi të mprehtë, që duket se preku nervin e Kryeministrit, mesazhi i qytetarit në profilin e Ramës u zhduk menjëherë nga sytë e publikut, por pa mundur të humbiste për fare.

Kryetari  i PD, lideri i opozitës Sali Berisha, e ka publikuar në profilin e tij si foto me këtë koment: “Një përgjigje e merituar ndaj postimit të Edi Ramës, por që e fshiu menjëherë”.

Fshirja apo zhdukja e komenteve kritike ka qene dhe mbetet praktikë në llogaritë zyrtare të kreut të qeverisë shqiptare në mediat sociale.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...