Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar se Erjon Veliaj me modelin 100 përqind ka vjedhur me drejtorët e tij 38 milionë euro.
Berisha tha se nuk ka kryebashkiak kund në Europë, as në botë, që t’i thotë qytetit, t’i thotë qytetarëve se kam mbjellë 1 milion pemë vetëm për të vjedhur shumat e blerjes së 1 milion fidanëve.
“Ku i ke pemët Erion, që meriton çdo cilësor mbrapa, por po e ruaj gojën se ti meriton çdo cilësor?
Ku janë 1 milion pemët? Kush i vodhi? A e dinë qytetarët se janë blerë pisha me çmime 5600 euro, me çmime 6200 euro?
Këta hajdutë nuk kanë mëshirë, këtyre hajnia ua ka zhveshur shpirtin nga çdo gjë.
Ndaj dhe e premtja është larg për t’i dhënë atë që meriton.
Miqtë e mi, të premten të gjithë te bashkia, të shpëtojmë Tiranën, të shpëtojmë Shqipërinë.
A ka kryetar bashkie në Europë apo në botë që vjedh paratë për kopshtet e fëmijëve?
Që tenderon kopshtin 3 herë dhe nuk i gjendet nam as nishan.
A ka njeri të pangopur si ky Erion Veliaj, që ndërton shkollën me 8 milionë euro, me 10 milionë euro, në një kohë kur Bashkimi Evropian ndërton shkolla me 600 mijë euro, me 800 mijë euro?”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e liderit të opozitës
Miqtë e mi, nuk ka kryebashkiak kund në Europë, as në botë, që t’i thotë qytetit, t’i thotë qytetarëve se kam mbjellë 1 milion pemë vetëm për të vjedhur shumat e blerjes së 1 milion fidanëve.
Ku i ke pemët Erion, që meriton çdo cilësor mbrapa, por po e ruaj gojën se ti meriton çdo cilësor?
Ku janë 1 milion pemët? Kush i vodhi? A e dinë qytetarët se janë blerë pisha me çmime 5600 euro, me çmime 6200 euro?
Këta hajdutë nuk kanë mëshirë, këtyre hajnia ua ka zhveshur shpirtin nga çdo gjë.
Ndaj dhe e premtja është larg për t’i dhënë atë që meriton.
Miqtë e mi, të premten të gjithë te bashkia, të shpëtojmë Tiranën, të shpëtojmë Shqipërinë.
A ka kryetar bashkie në Europë apo në botë që vjedh paratë për kopshtet e fëmijëve?
Që tenderon kopshtin 3 herë dhe nuk i gjendet nam as nishan.
A ka njeri të pangopur si ky Erion Veliaj, që ndërton shkollën me 8 milionë euro, me 10 milionë euro, në një kohë kur Bashkimi Evropian ndërton shkolla me 600 mijë euro, me 800 mijë euro?
A ka në Europë, në botë hajdut të dytë si ky që i jep paratë e taksapaguesve me tender vëllait për t’i bërë dasmën? Edhe dasmën e bën mbi hajninë në kështjellën e Gjirokastrës?
A ka turp më të madh për ne, për kryeqytetin, se të mbajmë një njeri si ky?
Të dashur miq, sot po kontrolloja publikimet mbi tenderat e Tiranës.
Është marrë vesh se me modelin 100 përqind ka vjedhur me drejtorët e tij 38 milionë euro.
Vjedhur 100 përqind.
A mund të tolerohet ky? Po nuk ka turp më të madh se të jetë ky kryetar bashkie?
Nuk ka turp më të madh se të mos jetë ky atje ku e kanë vendin hajdutët më të shpifur të një kombi, të një vendi.