Berisha: Rruga e Shpresës solli bashkimin e demokratëve dhe ne mblodhëm protestën më madhështore në 32 vite

E Enjte, 18 Prill 2024 21:15

Lideri i opozitës Sali Berisha tha në tubimin qytetar se rruga e Shpresës solli bashkimin e demokratëve dhe ne mblodhëm protestën më madhështore në 32 vite

“Me arrestimin e padrejtë të Sali Berishës, ju krijuat Rrugën e Shpresës. 

 

Rruga e Shpresës solli bashkimin e demokratëve dhe në kohën që kolagjerët e Edi Ramës përhapnin në të katër anët se PD vdiq, ne mblodhëm protestën më madhështore, më monumentale, më tmerruese për regjimin antidemokratik në 32 vite.

Në 20 shkurtin më të rëndësishëm që çel fillimet e epokës së re.

Por Edi Rama nuk u ndal. Vazhdoi me puçe ndaj demokracisë, shkatërrimin e parlamentit shqiptar.

U mohoi deputetëve opozitarë, u mohoi 700 mijë shqiptarëve të drejtat e tyre kushtetuese. U mohoi përfaqësinë, komisionet hetimore, të drejtën për të sjellë ligje”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Me arrestimin e padrejtë të Sali Berishës, ju krijuat Rrugën e Shpresës.

Rruga e Shpresës solli bashkimin e demokratëve dhe në kohën që kolagjerët e Edi Ramës përhapnin në të katër anët se PD vdiq, ne mblodhëm protestën më madhështore, më monumentale, më tmerruese për regjimin antidemokratik në 32 vite.

Në 20 shkurtin më të rëndësishëm që çel fillimet e epokës së re.

Por Edi Rama nuk u ndal. Vazhdoi me puçe ndaj demokracisë, shkatërrimin e parlamentit shqiptar.

U mohoi deputetëve opozitarë, u mohoi 700 mijë shqiptarëve të drejtat e tyre kushtetuese. U mohoi përfaqësinë, komisionet hetimore, të drejtën për të sjellë ligje.

Çfarë bëmë ne? Betejë pa kthim dhe me këtë betejë pa kthim ne u kthyem 700 mijë shiptarëve të drejtave të mohuara.

Sot ne kemi përfaqësi, sot kemi komisionet hetimore.

Ne fituam përsëri, Edi Rama humbi dhe do humbasë përsëri.

Miqtë e mi, këto nuk janë fitore të vogla sepse këto fitore kanë parandaluar kapitullimin e opozitës, kapitullimin final të demokracisë.

Imagjinoni për një çast sikur ne të mos kishim luftuar, si do të ishte Shqipëria sot nëse ne do ishim dorëzuar?

Një PD fasadë, me një kryetar të lidhur me fije që tërhiqen nga dora e zezë e Edi Ramës.

Një parlament fasadë me zero kërkim llogarie për qeverinë më hajdute në Europë, thjesht një stoli në qafën e diktaturës së Edi Ramës dhe qytetarët do ishin të shurdhër për inceneratorët, për sterilizatorët, për vjedhjet 100 përqind të bashkisë, për Dubai Cityn e Edi Ramës, për Olsin e Xibrakës, për Kushtetutën e Xhaçkës dhe Amantin e Olsit.

Sepse nëse sot këto afera janë ngritur si problem, është sepse opozita e vërtetë ka fituar çdo ditë, e ka ekspozuar atë çdo ditë me fakte, me dokumente, me denoncime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...