Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë.
Meta u shpreh se, këtë përpjekje po e bën SPAK, SHIK-u dhe Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Edi Ramës.
‘Ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë, për të ja dhënë Edi Ramës. kjo nuk ndodh.
Nëpërmjet SPAK, SHIK-ut, Agaçit.
Bashkëpunëtorët e brendshëm janë ata që thonë mos nxirrni Ilir Metën, Tedi Blushin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon, mos i nxirrni.
I di ai.
A të kam thënë unë ndonjëherë mos nxirr këtë apo atë?
Jo, unë u kam thënë në Partisë e Lirisë që dilni. Dilni dhe më shani dhe mua, nuk ka asnjë problem.
Luan Hajdaraga miku im thoshte; më mirë edhe të shajnë, edhe të bësh gabime, por të ekzistosh në politikë se sa të mos jesh asgjëkundi.
Edhe kur bën gabime edhe kur ekziston, me pak mençuri e kthen atë në pozitivitet. Ti nëse nuk ekziston të duhet shumë punë për të hyrë në treg si një produkt i ri.
Po nuk qe ti prezent si Parti e Lirisë, do të jenë tjerët’, tha kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SYRI TV.