'Italiani i Lalit’ që censuron italianët e RAI-it

Hënë, 22 Prill 2024 13:11

Një reportazh investigues i rrjetit publik italian, RAI3, ka bërë bujë jo vetëm në Shqipëri, por është cituar masivisht edhe në mediat italiane.

Por nëse në Itali, mediat e mëdha dhe serioze kanë publikuar pjesë nga reportazhi bombastik, në Shqipëri ky investigim u censurua kryesisht nga mediat e mëdha pranë qeverisë së Edi Ramës. 

 

Më së shumti bie në sy censura që i bëri këtij reportazhi, gazetari italian i shqiptarizuar, Karlo Bolino.

Në mediat e tij është publikuar vetëm një copëz nga reportazhi, ajo që flet për Engjëll Agaçin, figurën kryesore që e lidh Edi Ramën me aferat më të mëdha brenda dhe jashtë vendit.

Por edhe kjo pjesë është cituar vetëm për të ilustruar reagimin e Engjëll Agaçit, që thotë se do të padisë median italiane për këtë raportim.

Vetë Agaçi, i cili u zhduk përpara medias italiane gjatë kohës së investigimit, tani po përpiqet të nxjerrë kokën në mediat shqiptare për të bërë zhurmuesin për një nga shkrimet më të rënda për qeverisjen e Edi Ramës.

Ky investigim shkërmoqi qeverisjen e Edi Ramës dhe praktikisht bëri hi edhe reformën në drejtësi në vendin tonë.

Nëse Shqipëria e Edi Ramës cilësohet prej kohësh si i vetmi narkoshtet në Europë, ky reportazh duket se i vë vulën këtij klasifikimi.

Por përse ‘italiani i Erion Veliajt’, siç njihet Karlo Bolino, vendosi të censurojë këtë shkrim që vjen nga media publike, e cila mbahet nga paratë e taksapaguesve italianë?

Arsyeja është e thjeshtë: mediat që mbahen me paratë e taksapaguesve në Itali kanë të drejtë të kërkojnë llogari për çdo gjë që bëhet në emër të parave të tyre.

Kurse mediat e Bolinos në Shqipëri bëjnë çdo gjë për të përfituar në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

‘Italiani i Lalit’ duhej të jepte llogari prej kohësh për atë që ka bërë në shkelje të ligjit në Shqipëri, duke përfituar që nga trojet e familjeve të vjetra tiranase, e deri te fondet që merr nga xhepi i shqiptarëve.

Por ai mbrohet pas faktit se regjimi në Tiranë, prej të cilit po përfiton edhe ai, është kryesisht një diktaturë e propagandës. Kësaj propagande që u shemb dje në mënyrë brutale duke ekspozuar një regjim të kalbur kriminal, pjesë e të cilit është edhe ‘italiani i Lalit’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...