Pas disa muajsh tubime poshtë banesës së Sali Berishës, që kur u vendos në arrest shtëpie, Ilir Meta më në fund ka paralajmëruar vizitë tek “Rruga e Shpresës” ditën e shtunë në mbrëmje.
Njoftimi u bë vetë nga kreu i PL-së, i cili pritet t’i bashkohet mbështetësve të Berishës në përfundim të Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë.
“Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën "Për ty Atdhe" me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek "Rruga e Shpresës" me këngën "Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha"!”, njofton Meta në Facebook teksa flet për përgatitjet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Postimi i plotë:
Me SuperBerishën tonë, Kampionin dhe Rekordmenin absolut, jo vetëm punojmë por edhe stërvitemi si njëherë e një kohë.
Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën "Për ty Atdhe" me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek "Rruga e Shpresës" me këngën "Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha"