''Dumanin e ka në xhep'/ Berisha-Veliajt: Kryehajn, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani shpëtimin e bashkisë

Hënë, 29 Prill 2024 11:54

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e fundit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me komunikimet e tij me drejtuesin e SPAK, duke theksuar se me këtë deklaratë kryehajni i bashkisë u thotë shqiptarëve, se Dumanin e ka në xhep.

‘Erion, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani shpëtimin e bashkisë’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Sot ky kryehajn i bashkisë Tiranë me mburrje u thotë shqiptarëve se Dumanin e ka në xhep dhe skapin e ka në qese.

Erion Veliaj guxoi të fyejë protestuesit, ti quajë lepuj. Tani i them atij, priti, rri në zyrë, të garantoj se do të duken luanë dhe tmerr.

Erion, më mirë shko vetë dhe strehou te 313, mos e prit gjyqin në sheshin Skënderbej, shko atje te Molla, tek Tusha, shko se ata bëjnë burgun për shkakun tënd.

Shko dhe mos mashtro se nuk ka Duman në botë që të mbron ty.

Erion, zemërimi dhe revolta e qytetarëve të Tiranës është e pakufishme sepse e pakufishme ishte vjedhja që u ke bërë ti atyre.

Sepse e pakufishme ishte poshtërimi që u ke bërë ti atyre.

Sot ti u the tiranësve se unë e kam blerë skapin, se unë i kam dhënë ndërtesën.

Po me se ishte ndërtuar ajo ndërtesë, që u transferua tek skap? Me pensionin e mamasë?

E kujt ishte, nga dolën fondet që u ndërtua ndërtesa?

Apo i kujtove Damani dhe Zamanit pazaret e fëlliqura që keni bërë njëri me tjetrin dhe i the mos guxo se bashkë me ndërtesën të kam futur në thes.

Erion, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani, shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë.

Ata  e presin nga zemërimi, guximi i tyre.

Ata e presin nga përmbushja e misionit të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...