Berisha: Erion Veliaj, një mafioz në të gjithë qenien e tij. Ditën e martë do ti presim biletën kryehajnit

Hënë, 29 Prill 2024 11:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një mafioz në të gjithë qenien e tij.

Gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që ditën e martë në orën 16:30, ti presin biletën kryehajnit. 

 

BerishaMirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarët e vërtetë të shpëtimit të Tiranës dhe Shqipërisë.

Ju përshëndes ju me përzemërsinë më të madhe, përshëndes oratorët tuaj.

Përshëndes të gjithë qytetaret dhe qytetarët e vendosur dhe të betuar që ditën e martë në orën 16:30 ti presin përfundimisht biletën kryehajnit të të gjitha kohërave të bashkisë Tiranë.

Njeriut që Tirana nuk ka patur kurrë në 104 vite një hajdut si ai brenda mureve të bashkisë së saj.

Erion  Veliaj është turpi i njeriut.

Është turpi i burrit që martohet me para të vjedhura.

Është turpi i njeriut të pamëshirë që zhduk 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe nuk ekziston asnjë gjurmë.

Erion Veliaj është turpi njerëzor, sepse ndofta si asnjë tjetër qytetar vendor në Europë, Afrikë, Azi e në mbarë botën, ka përshtatur modelin e vjedhjes së 100% të parave të taksapaguesve të kryeqytetit.

Erion Veliaj është qeveritari vendor më i shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana, i cili mendon se qytetarët e Tiranës janë drunj, hanë barë dhe u servirte dy vite me radhë pyllin e 1 milionë fidanëve për të mbuluar vjedhjen e 1 milionë fidanëve me fatura false.

Për të mbuluar falsifikimin e blerjes së 1 mln fidanëve që nuk kishte ndodhur kurrë.

Erion Veliaj është një mafioz në të gjithë qenien e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...