Kur Berisha bënte denoncimin në Kuvend: Ja lidhja e Don Agaçios me ish-gjeneral Lisin e arrestuar

Hënë, 29 Prill 2024 12:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka denoncuar preh kohësh lidhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçit, ish-Gjeneralin e Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi, pasi të dy janë fqinj në Romë, ku i kanë apartamentet në të njëjtën godinë.

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Berisha theksonte se Don Agaçio dhuratëmadhi me Gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin dhe provë për këtë lidhje ishte afera e dhurimit të një sipërfaqje të madhe toke në bregdet, e cila e lumturoi gjeneralin e korruptuar italian.  

 

Berisha: Don Agaçio dhuratëmadhi me Gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin dhe unë kur i vura epitetin ‘dhuratëmadhi’ kisha parasysh pikërisht aferën se si e lumturoi gjeneralin Don Agaçion, komshiun e vetë në Romë. Dua të shpreh një mirënjohje të thellë antimafias italiane e cila hap pas hapi po ecën me vendosmëri drejt kreut të meduzës, siç ka ecur drejt ‘lal plehut’, tani po ecën drejt kreut të meduzës dhe ai nuk mund të ishte sot këtu në sallë se e dinte se unë do t’ja përplasja dhe nuk e mbron dot as ti ‘skënderbuçin’ tënd tani. Dhe ai që më tha mua se je kundër investimeve amerikane, janë gënjeshtra ato. Unë jam ‘pro’ investimeve amerikane me një kushte të vetëm që ato të bëhen me tender të hapur, me garë të hapur dhe asnjëherë nuk jam kundër tyre.

Kujtojmë se ish-Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi është arrestuar në Itali në vitin 2022 pasi akuzohet për korrupsion. Fabrizio Lisi është shfaqur publikisht me shënime në rrjetet sociale si ‘adhurues’ dhe glorifikues i Edi Ramës, por mbi të gjitha njihet si mik i ngushtë i Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...