Elton Kacidhja është një nga drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës.
Ai u përfol disa ditë më parë për dorëheqjen e tij, të cilën e ka mohuar, por CNA ka mësuar nga burime zyrtare se Kacidhja e ka dhënë sot dorëheqjen.
Ujësjellësi i Tiranës ka qenë një nga institucionet më të përfolura dhe të akuzuara që shkojnë deri te dhënia e tenderëve me vlerë miliona euro për kompanitë e lidhura me inceneratorët.
Gjithashtu në Ujësjellësin e Tiranës mediat kohë më parë raportuan dhe punësime gazetarësh dhe shpesh ka qenë një institucion i akuzuar si një vend punësimi nepotik, i përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës.