Blushi është shprehur se në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.
Postimi:
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.
Ëndrrat e tij u prenë në mes nga babëzia dhe korrupsioni i pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj.
Drejtësia për të ndjerin Ardit Gjoklaj është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t'u arsimuar.
Gjaku i tij është thirrje për të mos harruar se korrupsioni i Erion Veliaj të vret!
Gjaku i tij nuk falet dhe as mund të amnistohet nga "Drejtësia me Regji"!
Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin dhe do të bëjmë gjithçka që Erion Veliaj të marrë ndëshkimin e merituar për këtë krim!