Malltezi: Dosjen për inceneratorët e përgatita unë, Basha mu lut ta dorëzoja në PD e jo në prokurori

E mërkurë, 01 May 2024 21:05
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Abi Malltezi ka reaguar me një status në facebook në lidhje me aferën e inceneratorëve që ka tronditur opinionin në vend por edhe më gjerë.
 

Malltezi është shprehur se dosjen për inceneratorët e kishte depozituar në PD, pas kërkesë së Bashës pasi kërkonte që këtë skandal ta denonconte Partia Demokratike, por sipas maltezit kur u diskutua së pari kjo çështje në media ai dërgoi Alibeajn edhe pse nuk e njihte fare çështjen dhe nuk lajmëroi personin që e kishte përgatitur me detaje atë dosje. 

 

Postimi:

2 vjet këmbëngula në ish kryesinë e PD për të depozituar padi për inceneratorët. Nuk di pse 2 vjet e vonoi Basha asokohe. Gazetarët Fundo e Bejtja më sugjeronin ta depozitoja vetë por nuk pranova se nuk duhej ulur autoriteti i kryetarit. Në Tetor 2020 i telefonoj e i thashë se kur të vija në Tiranë do depozitoja disa padi në SPAK dhe Basha mu lut që ti depozitonte PD e jo unë. Pranova dhe paditë për inceneratorët u depozituan ne Tetor 2020. Nuk di pse por në emisionin Opinion pas depozitimit të padisë në 2020 Basha as nuk më lajmëroi dhe dërgoi kë pati qef. Për fat të keq të opozitës Alibeaj bëri figurë të trishtë në debat kur meqë nuk njihte fare çështjen pranoi “Nuk e kam lexuar fare padinë e nuk me duhet t’a lexoj!”

Por kujdes: padia nuk është për pabarazi në tendera (se tender nuk pati hic) por për krijim grupi të strukturuar kriminal me qëllim vjedhjen e 430 milion €. Spak e ka fshehur këtë dhe nuk guxon të hetojnë për grup të strukturuar kriminal ndonëse janë të njëjtët personazhe që lëvizin fijet e Vjedhin qindra milionë euro para publike. Përmbi 3 vjet që SPAK u fsheh dhe u bë mburojë e vjedhjes qindra miliona euroshe. Do vijojmë të kërkojmë përgjegjësi qoftë për hajdutët por edhe për palacot që fshehin vjedhjet dhe nuk guxojnë të hetojnë procedurat dhe grupin e strukturuar kriminal.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...