Papa mendon që Veliaj ka marrë fund si figurë politike, dhe është një produkt ambasade sikurse Basha, që në një moment shndërrohet në një ‘monstër’ me korrupsion skajor.
Gazetari mendon se fjalori i Veliajt tregon se ai është i trembur dhe drejtorët mund ta kenë shitur në dëshminë e tyre në SPAK.
‘E quaj qesharake. Si mund t’u thuash kolegë hetuesve dhe të flasësh si mund të flasësh me ketë llumnajë ndaj medias, kur ke ndenjur një orë duke pritur në korridor, dhe kur të kanë pyetur 7 orë. Nuk ka se si të ezaurohet çështja e inceneratorit. Hetuesit e Prokurorisë Speciale kanë shumë informacion për Velijn. Si figurë politike ka marrë fund.
Drejtorët e tij kanë filluar ta shesin dhe ai ka frikë se do dënohet. Nëse ka zgjedhur të cicërojë që në vajtjen e parë të SPAK, pra të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë, ‘pentito’ si i thonë, nuk besoj se do sjellë gjë të re për drejtorët. Do sulmojë Ahmetajn, do sulmojë Ramën, pra ky është mesazhi ndaj tyre. Veliaj ishte një fatkeqësi për qytetarinë Tiranase. Veliaj dhe Basha janë dy produkte që na vijnë nga ambasada e Holandës nga disa diplomatë me vese, duke nxitur figura mediokre që arrijnë të kthehen në monstra, me këtë korrupsion skajor.
T’u thuash kolegë hetuesve dhe prokurorëve, kjo tregon që nga gjendja mendore je më keq se ish-Presidenti i Shqipërisë. 7 orë pyetje janë akuza të rënda. Fjalori yt kaq minimal tregon që je trembur shumë. Nuk është e lehtë të vihesh përballë hetuesve, aq më tepër hetues të trajnuar në Amerikë. Ai si figurë politike ka marrë fund.
Nëse SPAK s’e merr të pandehur Veliajn reforma del blof. Arrestimi në shtëpi i Berishës dhe dhëndrit të tij s’është asgjë me akuzat monstruoze të Veliajt. Nëse do tolerohet kjo monstër e Tiranës, reforma në drejtësi është e falimentuar.
Opozita s’ka gjë tjetër në dorë se çfarë të bëjë. Në një vend normal të NATO-s, nëse kjo do kishte ndodhur, kryetari i bashkisë do jepte dorëheqjen. Ai s’ka imunitet si Ahmetaj, edhe mund të arratiset, prokurorët duhet t’i kërkojnë pasaportën’.