Berisha tha në fjalën e tij, se triumfi i opozitës në Tiranë është një fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Miqtë e mi, dje ishte një ditë e bardhë, një ditë fitoreje.
Ishte agu i ngadhënjimit të opozitës mbi narkodiktaturën.
Ndaj dhe këto ditë gjer të martën e bekuar që vjen, ta bëjmë natën ditë.
Të punojmë, të trokasim në çdo zemër të qytetarëve të Tiranës.
Të mblidhemi të martën për të festuar fitoren.
Fitoren e merituar.
Fitorja, triumfi i Tiranës, çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme.
Është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet.
Është fitore vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi.
Ndaj përsëri sonte u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi në kauzën tonë të drejtë.
Ju bëj thirrje të gjithë atyre forcave politike, lëvizjeve politike që e ndjejnë se kleptokracia, se sundimi i drogës, bandave dhe krimit të Edi Ramës janë dramë e vërtetë kombëtare për shqiptarët.
Të bashkohemi, të përmbushim misionin tonë, shpëtimin e Shqipërisë.
Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar.
Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij.
Të bashkohemi në një front të përbashkët.
Fitoren e kemi të sigurt.