Berisha: Erion Veliaj, mos shko në Skap, por shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin Skënderbej

E mërkurë, 01 May 2024 21:51
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që të shkojë drejt e në burg, nqs do të shpëtojë nga qytetarët.  
 

‘Erion Veliaj, në qoftë se do të shpëtosh, mos shko në Skap, por shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin Skënderbej’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Erion Veliaj, kërkon të lash duart me djegësat. Por nuk je ti mo hajdut që i ke dërguar Shkëlqim Canit dhe më pas Arben Ahmetajt 5 shkresa, ku i kërkoje financimin e djegësit të Tiranës.

A je ti apo është një tjetër ky?

Po ke ti fytyrë, moral të lash duart pse të amnistojnë Dumanë dhe Zamanë, llumra të drejtësisë në Shqipëri dhe botë?

Po ke ti fytyrë, moral të përpiqesh të lash duart se të amniston Dumani yt, në një kohë kur ke vendosur firmën në emër të Këshillit Bashkiak pa e mbledhur atë?

Ke firmosur në emër të Këshillit të Qarkut, pa e mbledhur atë.

I ke dhënë 8 pikë me përfaqësuesit e tu, kompanisë që nuk ekzistonte mbi tokë.

A nuk je ti, i zotuar me firmë dhe vulë se do mbikëqyrësh çdo punim, se do raportosh çdo muaj për situacionet e djegësit 130 milionë, që nuk ekziston as nam dhe as nishan, vetëm e vetëm se ti i çojë paratë në kontot e tua offshore o hajdut.

O hajdut që kërkon atë që do të marrësh.

A nuk je ti o hajdut që duke vjedhur qytetarët e Tiranës, ke 5 vite që zbaton tarifën 29 euro, që është tarifa e djegies së plehrave, në një kohë që nuk ke djegur një kg?

A nuk je ti o hajdut i shpërfytyruar që ke marrë në dorë ndërmarrjen e dherave dhe inerteve, duke garantuar kështu 60 milionë euro të tjera për kompaninë tënde?

Këto t’i fshehin Dumanë dhe Zamanë, por i garantoj se në pleh do përfundojnë edhe ata.

Plehu, vendin e ka në pleh.

A nuk je ti mor rrenacak i pakarakter që u deklaron qytetarëve të Tiranës se ke mbjellë 1 milion pemë vetëm për të vjedhur tarifën e 1 milion fidanëve?

A nuk je ti që ndërton shkolla me 8-fishin e standardit evropian dhe mësuesit numërojnë kafshatën dhe mezi mbyllin muajin?

Thirri mor mendjes se nuk ka forcë në botë që të shpëton ty.

Erion Veliaj, në qoftë se do të shpëtosh, mos shko në Skap, por shko drejt te 313-a, përndryshe gjyqin do ta bëjnë në sheshin Skënderbej.

Dhe do gdhendin me germa të zeza emrin tënd në shtyllën e turpit të historisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...