BE rrëzon mashtrimin për pastërtinë e plazheve, Malltezi: Me milionat e propagandës mund të ishin ndërtuar 4 impiante trajtimi

Saturday, 01 June 2024 09:12
 
 

Agjencia Europiane e Mjedisit në raportin e publikuar së fundmi për pastërtinë e plazheve në 30 vendet e Bashkimit Europian plus Shqipërinë dhe Zvicrën, tregon se Shqipëria renditet në fund të klasifikimit. Në plazhe ka përmbajtje të Escherichia Coli dhe enterokokët e zorrëve. 

Mbi këtë raport e ka mbështetur sot denoncimin e tij, Prof. Dr. Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, i cili ka akuzuar qeverinë Rama për ndërtimin e një skeme të tërë mashtrimi për të joshur turistët e huaj, duke përdorur artikuj të sponsorizuar dhe fotografi të korrektuara. 

 

"Qeveria e Edi Ramës, shtyllë kryesore ka propagandën, dhe në kalendarin e saj ka futur edhe turizmin, - vërejti z. Malltezi. - Me shkrime të paguara dhe pamje të fotoshopuara, qeveria e zhurmës për asgjë gënjen si për 10 milionë turistët, edhe për kushtet që ofron vendi ynë. Mashtrimi i pacipë publik është zbuluar nga një institucion prestigjioz monitorimi.

Agjencia Europiane e Mjedisit në raportin e publikuar së fundmi për pastërtinë e plazheve në 30 vendet e Bashkimit Europian plus Shqipërinë dhe Zvicrën, tregon se vendi yne jo për nga bukuria, por për nga qeverisja, renditet në fund të klasifikimit. Në plazhet tona ka përmbajtje të Escherichia Coli dhe enterokokët e zorrëve.

Agjencia Europiane e Mjedisit thotë se renditemi të fundit në Europë për cilësinë e ujërave banjatore. Analizat e plazheve në 119 zona të Shqipërisë tregojnë se veç 41% e ujërave kanë cilësi të shkëlqyer, dhe thuajse 60% jo.

Përveçse alarmante për cilësinë e jetës dhe shëndetit publik, kjo tregon se bojërat, me të cilat e paraqet qeveria turizmin, janë një varak i rremë.

PAK KRAHASIME:

Qeveria e PD ndërtoi 8 impiante trajtimi të ujërave të ndotura në Kavajë, Pogradec, Lezhë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe Tiranë.

Po Edi Rama në 11 vjet dhe shumëfish buxhet? Fatkeqësisht ka ndërtuar vetëm 1 impiant të trajtimit të ujërave të ndotura, ndërsa nga mosmirëmbajtja i shpërthejnë shpesh fekalet në det qoftë në Durrës, Vlorë dhe Ksamil.

Berisha dhe Olldashi inauguruan impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës qysh në 2012, por Edi Rama nuk çoi dot as tubat dhe sot ende fekalet e Durrësit derdhen në det pranë Përroit të Agait, tek Plepat, pranë portit ose qelbin kanalet sipërfaqësore tek ish-këneta dhe tek varrezat e qytetit.

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura të Tiranës, ndërtuar me një grant japonez 80 milionë $ është ndryshkur pa u futur asnjë ditë në punë ngaqë Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk vidhnin dot si me inceneratorët! SPAK kos po ha!

Fekalet e Tiranës derdhen edhe sot në lumin e Ishmit, që është lumi më i ndotur i Europës, e prej aty në det.

Zoti i ka dhuruar atdheut tone bukuri të mëdha, por qeveria hajdute vjedh dhe bën propagandë boshe në vend që të investojë në punë.

Partia Demokratike dënon shpenzimet qeveritare të harxhuara me propagandë dhe thekson se me to mund të ishin ndërtuar të paktën edhe 4 impiante të përpunimit të ujërave të ndotura dhe do ishin kryer lidhjet e plota të tubacioneve. Kjo do e nxirrte Shqipërinë nga lista e zeze, jo milionat e derdhura për PR të rrejshëm.

Një qeveri mafioze që i tall qytetarët, i konsideron dele dhe dështimet i vesh me fasadë e i paraqet për arritje, është një bandë që duhet shporrur një ditë e më parë!" nënvizoi në përfundim z. Malltezi.

ImageImageImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...