Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve kundër arrestimit politik të tij është shprehur se nga narkoshteti u vra shpresa e shqiptarëve sepse Edi Rama me Dumanët e tij kriminelë që fshehin krimin elektoral, kriminelë që mbrojnë dosjet e krimit elektoral, armiq të egër të popullit opozitar, armiq të egër të demokracisë shqiptare.
Fjala:
Miqtë e mi, nga narkoshteti e pësoi së pari së pari populli opozitar sepse vota shndërrohet në drogë dhe droga në votë.
Nga narkoshteti u vra shpresa e shqiptarëve sepse Edi Rama me Dumanët e tij kriminelë që fshehin krimin elektoral, kriminelë që mbrojnë dosjet e krimit elektoral, armiq të egër të popullit opozitar, armiq të egër të demokracisë shqiptare.
Po kush e pësoi tjetër? E pësoi çdo qytetar i ndershëm sepse shkon për të blerë apartamentin dhe e gjen se duhet të punojë 60 deri në 70 vite për ta paguar atë. Mollë e ndaluar!
Sepse kullat, monumentet e shëmtuara të krimit dhe drogës blihen nga trafikantët.
Kush e pësoi? E pësoi qytetari i thjeshtë se shkon në supermarket dhe gjen çmimet më të shtrenjta se në Gjermani, Britani, Itali. Sepse ata që kanë drogën nuk pyesin për çmimet, kurse të tjerët rrëmojnë qindarkat në xhepat e tyre.
Edi Rama, po të paralajmëroj këtu, nuk janë lexuar akoma kapitujt e tmerrshëm të narkoshtetit tënd. Jo, jo!
Edi Rama, ekzistojnë akuza se ke përdorur Ismailin në 141 raste si taksi dhe ke transportuar baule me narkoeuro, baule me kokainë.
Ky kapitull do të hetohet, se udhëtimet tua që janë trefishi i çdo kryeministri mbajnë erë drogë, mbajnë erë trafik, mbajnë erë krim dhe duhet të hetohesh.
Qytetarë dhe qytetare, o sot o kurrë, o sot o kurrë.
Përshëndes protestuesit e sotëm te bashkia, heronj të vërtetë.
Por e enjtja është prova e ndërgjegjes sonë qytetare, është prova e përgjegjësisë sonë qytetare, është prova e virtytit tonë demokratik, është prova e ndërgjegjes sonë kombëtare.
Para parlamentit të krimit dhe drogës, e gjithë Shqipëria nga Vermoshi në Konispol, nga Tropoja në Kakavijë, e gjithë Shqipëria para parlamentit.
Të dëshmojmë se nuk jemi ne populli i krimit, nuk jemi popull i drogës.
Por jemi popull i ligjit dhe i virtytit, jemi popull i besimit, i Shqipërisë dhe të ardhmes së saj.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!