Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit denoncon hakmarrjen e Veliajt ndaj Kalasë

Premte, 07 June 2024 15:24

Të nderuar Qëndrestarë, Mbështetës dhe Miq të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

I korruptuari, korruptuesi dhe pastruesi i parave të pista të mafies Erion Velia, vijon me urrejtje hakmarrjen ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe aktivistes e avokates së saj.

Sot informohemi nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit se është marrë një masë administrative nga specialstë të kësaj agjensie,( të njëjtët që vrasin 4 putrosha të pafajshëm, pasi vjedhin së bashku me Velinë fondet e tyre) se në protestën e datës 28.05.2024 janë shkaktuar "dëme" prej "subjektitit" AMT fasadës së Bashkisë Tiranë, duke i kërkuar këtij "subjekti" shpërblimin e dëmit të shkaktuar dhe duke e ndëshkuar këtë "subjekt" me gjobë!!??? Dhe kjo gjobë i faturohet aktivistes dhe avokates së AMT-së, Adriana Kalaja!!!

Pse nuk u vlerësuan dëmet për protestat e bëra nga 5 prilli apo Veliaj mendoi se ne do i ndalonim protestat?

Së pari, dallohet lehtësisht halli dhe sikleti i anëtarit të kupolës mafioze, Veliaj dhe shërbëtorëve të tij, por nuk ua zgjidhim dot.

Së dyti, nisur nga ky hall i madh, në turravrap e nxitim të paparë, nuk marrin minimumin e informacionit se AMT nuk është subjekt juridik, por grupim në frymë, i artistëve dhe qytetarëve të lirë që kanë vendosur t'i qëndrojnë përballë mafies së betonit e plehrave që përfaqëson Veliaj. Kemi qenë dhe jemi për me çdo kusht të Tiranës.

Së treti, i kujtojmë banditit Veliaj dhe të tijve, që kanë shkatërruar Tiranën, se ne që kemi hyrë në vitin e shtatë (7) të protestës dhe që nuk na ndalën me asgjë, as me presion e as me shit-blerje, do të vijojmë, derisa këta mafiozë të përgjigjen para ligjit.

Pasi humbi gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, pasi me gjithë përpjekjet në SPAK, çështjen nuk po e mbyll dot, pasi ka dështuar në këto vite me përçarjen e AMT, ndaj artistëve dhe qytetarëve me integritet të Aleancës, tani gjen metoda antiligjore si ajo e gjobës.

Në fakt, e gjithë politika e Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë, është ajo e gjobëvënies por me ne Qendrestarët e AMT, i ka "ngelur sharra në gozhdë".

Mbi të gjitha, ky veprim ndaj aktivistes dhe avokates Kalaja përveç se është antiligjor, vjen si një hakmarrje perverse. Pasi shpifi se ishte e dënuar dhe në gjykim tha se nuk i përmenda emrin, pasi dha urdhër për t'i hapur dosje nga Policia e Taulantit të narko shtetit, tani e gjobit personalisht.

Ne sigurojmë të gjithë Qendresrarët, Mbështetësit dhe Miqtë e AMT, se jo vetëm do ta çojmë në Gjykatën Administrative, por do vijojmë betejën deri sa ky kriiminel të shkojë pas hekurave e të paguajë për:
Teatrin Kombëtar,
Ardit Gjoklajn,
Inceneratorin,
Kompaninë "5 D" sh.p.k,
Unazën e Re,
5 Majin,
Bregun e Lumit,
Laprakën,
Çerdhet, kopshtet dhe shkollat e munguara,
Parqet dhe këndet e lodrave të munguara,
Betonizimin e Tiranës,
Tirana DC sh.a,
ECO Tirana,
4 putroshat e vrarë.
Etj., etj.

Është e kuptueshme se, kriminelin Veliaj nuk e mbron dot as Dumani, as Kondili e as gjobat e AMK.

Ndaj, mos mungoni në protestën e rradhës,
Datë 10 qershor ora 11.00 para Bashkisë Tiranë.

Veliaj e bashkëpunëtorët e tij pas hekurave dhe,

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

Modifikuar më Premte, 07 June 2024 15:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...