Berisha: Kombin vetëm një betejë për ekzistencë do ta shpëtojë, përndryshe do largohen edhe 50% të atyre që kanë mbetur

Hënë, 10 June 2024 08:41
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për një betejë ekzistenciale me regjimin e Edi Ramës, pasi pasojat do të jenë dramatike për kombin shqiptar.

‘Këtë komb vetëm një betejë për ekzistencën e tij do ta shpëtojë, përndryshe në 8 vitet që vijnë do të largohen së paku edhe 50% të atyre që kanë mbetur’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.

 

Berisha: Ka ndodhur që edhe dashamirës të mi, më kanë qortuar se pse e përdor termin ekzistencë. E  përdor me bindje më të thellë, me dhimbjen më të madhe se ky komb vetëm një betejë për ekzistencën e tij do ta shpëtojë.

Përndryshe në rast se në 8 vite u larguan mbi 1 milion qytetarë, në 8 vitet që vijnë do të largohen së paku edhe 50% të atyre që kanë mbetur dhe Shqipëria shpejt do të jetë vendi i parë në botë në kohë moderne që do të zbrazet tërësisht nga banorët e saj.

Nëqoftëse ne nuk ndryshojmë drejtimi.

Nëqoftëse ne nuk përmbysim regjimin.

Nëqoftëse ne  nuk rikthejmë shpresën, shtroni pyetjen vetes; çfarë do të bëjnë ata 1 milionë shqiptarë që ikën nga Shqipëria?

Ata do të marrin së paku secili një apo dy me vete dhe të tjerë do të largohen vetvetiu.

Miq kjo është betejë për rezistencë, ndofta si kurrë ndonjëherë në të gjitha pushtimet që kemi kaluar.

Ndalem në këtë moment se kësaj situate duhet ti përgjigjemi me kurajo të jashtëzakonshme, me sakrifica të jashtëzakonshme, me zemërim të jashtëzakonshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...