Në protestën e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës, foli edhe Klevis Balliu, i cili u bëri thirrje policëve të bashkohen me protestuesit.
“Vazhdojmë sot të protestojmë kundër vjedhjes. Ne jemi kundër vjedhjes, po këta përballë nesh a janë pro vjedhjes? Kalojini hekurat dhe dilni me qytetarët, aty ku e keni vendin dhe jo me Lal Hajdutin,” tha ai.
Duke iu drejtuar Veliajt, ai tha: “Ti dhe urdhër që të dhunohen qytetarët protestues, ndërkohë që fle gjumë me Durim Bamin! Qytetarët i ke shtruar në spital me dhunë, kurse me kriminelët që pastron paratë ha dreka dhe darka.
Ky që ditën që doli krimi çnjerëzor, vjedhja çnjerëzore që i ka bërë Erion Veliaj qytetit të Tiranës, duhet të jepte dorëheqjen. Por ai nuk jep dorëheqjen sepse duhet të mbrohet nga vjedhja. Ata në SPAK nuk sillen si kolegë të Veliajt, por si nëpunësa të tij.
Liria e Veliajt dhe Edi Ramës është prova e kapjes së drejtësisë në Shqipëri”.
“Gjithë Europa është bërë blu, nuk hyjmë në Europë nëse jemi të kuq. Për të sjellë demokracinë, çdo mjet është demokratik, çdo sakrificë është demokratike. Këta kanë vjedhur shtetin dhe të ardhmen, ndaj çdo mjet është demokratik. Ne do bëjmë gjithçka për ta kthyer vendin në shinat e Europës, për ta rikthyer vendin blu,” e mbylli fjalimin Balliu.