Balliu: Si do ishte ky vend nëse policia do qe aq e dhunshme me krimin sa me protestuesit? Liria e Ramës dhe Veliajt, prova se nuk ka drejtësi

Hënë, 10 June 2024 22:53
 
 

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka mbajtur fjalën e tij gjatë protestës maratonë që zhvillohet përnatë në ‘Rrugnë e Shpresës’ në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Balliu u ndal te dhuna e ushtruar nga policia ditën e sotme në protestën para Bashkisë Tiranë ndaj protestuesve demokratë, duke theksuar se ‘si do ishte ky vend nëse policia do ishte aq e dhunshme aq e fortë aq ballore me krimin e organizuar sa është me qytetarët që protestojnë kundër krimit kundër drogës’.

 

Gjithashtu Balliu u shpreh se prova se në Shqipëri nuk ka drejtësi të vërtetë është liria që gëzonjë Edi Rama dhe Erion Veliaj edhe pse janë denoncuar me qindra herë me fakte dhe prova nga opozita.

Një tjetër provë më e kristaltë se e para se në Shqipëri nuk ka drejtësi është mbajtja në arrest e liderit të opozitës, Sali Berisha pa asnjë fakt dhe provë.

Balliu: Sot si çdo ditë tjetër, në këtë protestë dhe në çdo protestë janë ata të cilët jo se duan një parti politike por duan vendin e tyre, duan Shqipërinë. Çdo aksion çdo protestë bëhet për Shqipërinë. Të ketë një Shqipëri të lirë demokratike europiane perëndimore që mbron qytetarët dhe jo pushtetarët e korruptuar.

Si do ishte ky vend nëse policia do ishte aq e dhunshme aq e fortë aq ballore me krimin e organizuar sa është me qytetarët që protestojnë kundër krimit kundër drogës.

Ku janë sot ata të cilët kjo parti kjo opozitë i ka denoncuar me qindra raste. Ata hajdutë nga Erion Veliaj, Edi Rama, Olsi Rama, Olta Xhaçka, burri i Oltës dhe e të gjithë shpurra qeveritare e ‘rilindjes’ ku janë sot? Të gjithë ata janë të lirë dhe në fakt liria e Edi Ramës, liria e Erion Veliajt është prova më e kristaltë që në Shqipëri nuk ka drejtësi të vërtetë. Prova e dytë më e kristaltë se çdo gjë tjetër është mbajtja nën arrest e liderit të opozitës pa asnjë provë pavarësisht se kërkuar 3 vjet në Shqipëri dhe kudo tjetër në botë nuk gjejnë një provë. Është turpi i historisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...