Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetin social pjesë nga një dokumentar që transmetohet në Netflix, ku për Hitlerin dhe rrugëtimin e tij politik në Gjermani.
Berisha ka shkëputur një pjesë nga dokumentari për të paralelizuar ngjarjen famëkeqe historike të eleminimit të opozitës nga Hitleri dhe përsëritjen e kësaj historie në Shqipëri në shekullin e 21 nga Edi Rama.
Kujtojmë këtu përpjekjet e Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare duke marrë peng simbolet e Partisë Demokratike për rreth 3 vite me gjykata politike, gjë e cila mori fund falë rezistencë dhe qëndresës së demokratëve dhe liderit të tyre, por që përpjekja e Ramës vijon duke mbajtur prej 30 dhjetorit 2023 në arrest politik kreun e opozitës pa asnjë prove e akuzë, duke e kthyer kështu Shqipërinë vendin e vetëm në Europë me liderin e opozitës në arrest politik.
Më poshtë ngjashmëria midis synimeve të Hitlerit për shkatërrimin e Opozitës në vititn 1933 dhe asaj që ndodh sot tek ne nga Edi Rama.
Postimi i Berishës dhe teksti i videos në shqip:
Goeschel : Ekziston një fotografi që tregon Hitlerin ulur pranë Hindenburgut më 30 janar të vitit 1933.
Çfarë ka në mendje Hitleri në ato çaste?
Hitleri nuk e dinte se si Ai dhe Partia Naziste do ta konsolidonin pushtetin e tyre.
Megjithatë, ai e dinte shumë mirë se as Ai dhe as Partia e tij kurrë nuk do të largoheshin më nga Kancelaria e Rajhut, dhe kurrë nuk do ta dorëzonin pushtetin.
Jackson: Siç e kuptoj unë, parimet e qeverisë autoritare që ju krijuat, kërkonin që të mos tolerohej asnjë parti politike opozitare që do të mund ta mposhtëte apo ta pengonte politikën e Partisë Naziste.
Goeringu: Ju e keni kuptuar shumë saktë këtë. Deri atherë neve kishim mjaft kundërshtime. Tani ishte koha të mos merreshim me opozitën dhe të ecnim përpara...
Gjykatësi: Pra, pasi erdhët në pushtet, e patë të nevojshme të mbanit pushtetin dhe të shtypnit të gjitha partitë opozitare?
Përgjigje: Po ashtu është… Ne e gjetëm të nevojshme të mos lejojmë mëasnjë kundërshtar! Po!
Hett: Hitleri është një mjeshtër shumë i madh dhe mendjemprehtë që di si ta mbajë pushtetin. Ai e kuptoi se për të ruajtur pushtetin e tij, ishte e nevojshme të eliminohej çdo organizatë që një ditë mund të bëhej një shtrat i ngrohtë për opozitën.
Hitleri: Mbi të gjitha, të gjithë duhet të kuptojnë se nuk ka jetë pa LIGJE dhe se nuk ka LIGJE pa PUSHTET.
Unë për vete kam një synim të qartë: Të fshij nga faqja e dheut të Gjermanisë të 30-ta partitë politike që ekzistojnë.