Ditën e djeshme, vendi ynë, por edhe disa pjesë të rajonit janë përballur me mungesën e energjisë.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar për këtë çështje.
Hetimi pritet të zgjasë të paktën gjashtë muaj.
Zyrtarët kroatë, siç raportojnë mediat lokale, njoftuan se kolapsi mund të kishte goditur të gjithë Evropën, sepse sistemet energjetike janë të lidhura.
Sipas tyre, është e papërgjegjshme të bëhen supozime para hetimit zyrtar nga organet evropiane, i cili zakonisht zgjat gjashtë muaj.
Energjia u rivendos gradualisht një orë pas kolapsit.