Punimet për Unazën e Madhe, “Fresku” 1 javë pa ujë. Banorët: Do të bllokojmë rrugën

Saturday, 22 June 2024 12:56
 

Nga Boldnews.al

Në këtë vapë përvëluese, mijëra banorë të zonës së “Freskut” në Tiranë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Prej mëse një jave, në rubinetat e tyre nuk del asnjë pikë ujë.

Shkaktari i kësaj situate të pazakontë është dëmtimi i rëndë i rrjetit të ujësjellësit të zonës nga ndërtimi i Lotit 2 të Unazës së Madhe.

Punimet në Lotin 5 të Unazës së Madhe të Tiranës kanë dëmtuar tubat e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza në zonën e Freskut

Banorët e zonës thonë se dëgjojnë çdo ditë në media deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për “ecurinë e shkëlqyer të punimeve në Unazën e Madhe të kryeqytetit”.

Por ata mjaftojnë që të hedhin vështrimin nga dritarja dhe e kuptojnë butaforinë e propagandës së shfrenuar qeveritare. 

Në pamjet e siguruara nga “Boldnews.al” dallohet lehtësisht se punimet e kompanive që fituan tenderin 16 milionë euro, “G.P.G Company & Senka”, kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin e tubacionit.

Tabela e punimeve për Lotin 5 të Unazës së Madhe

Madje, për shkak të dëmtimeve të shumëfishta, janë bashkuar ujërat e zeza me ujin e pijshëm, duke detyruar ndërmarrjen e Ujësjellësit që të ndërpresë furnizimin e famijeve të Freskut, me qëllim për të shmangur përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme.

Në një gropë shumë pranë banesave është krijuar një lloj “liqeni”, më saktë një pellg i madh, i mbushur me ujë nga kanalet e ujërave të zeza. Në këto ditë me temperatura shumë të larta, ajo zonë aty mund të përshkruhet si një “bombë ekologjike”.

Gropa ku janë mbledhur ujërat e zeza

Qytetarët e Freskut deklarojnë për “Boldnews.al” se janë ankuar pranë Bashkisë së Tiranës, por janë përcjellë me cinizëm: “Bëni kërkesë me shkrim për shqetësimin që keni”.

Këtë fundjavë, disa punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës janë paraqitur në zonë, por sërish nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për problemin.

Banorët, të irrituar me këtë papërgjegjshmëri institucionale, shprehen se do të ndërmarrin veprime të tjera, më së pari duke bllokuar rrugën kryesore, me qëllim që të tërheqin vemendjen e Bashkisë së Tiranës dhe të institucioneve të tjera përgjegjëse për situatën e krijuar.

Punimet për lotin 5 të Unazës janë larg përfundimit, megjithëse ka mbaruar afati kontraktual

Loti 5 i Unazës së Madhe të Tiranës përfshin zonën që kalon nga Shkoza, më tej në zonën e Freskut, në Babrru dhe zbret deri në Bulevardin e Ri.

Tenderi i zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për këtë pjesë të Unazës së Madhe u mbyll në Tetor të vitit 2021.

Tenderi kishte fond limit 1.94 miliardë lekë të reja ose rreth 16 milionë euro. Në garë morën pjesë 12 ofertues.

Në përfundim, fitues u shpall bashkimi i operatorëve “GPG & Senka”, me ofertë 1.8 miliardë lekë të reja. Në tender ishin edhe pesë operatorë të tjerë që ofruan shifra më të ulët se sa fituesi, por ato u skualifikuan.

Tenderi për Loti 5 të Unazës së Madhe

Kontrata mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanive fituese u nënshkrua në 9 nëntor 2021 dhe parashikonte që punimet duhet të përfundonin për një periudhë 2-vjeçare (24-mujore).

Por, ndërkohë që afati maksimal i kontratës tashmë është tejkaluar me së paku 8 muaj, përfundimi i punimeve për Lotin 5 të Unazës së Madhe është ende shumë larg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...