Balluku-Drenova lënë pa drita shqiptarët dhe 10 milion turistët e Ramës

Saturday, 22 June 2024 12:58
 

Teksa ndodhemi në kulmin e sezonit turistik dhe në një nga ditët më të nxehta të verës, për shkak të një defekti dhe keqmenaxhimi nga OST-ja e Skerdi Drenovës, ka lënë për më shumë se një orë pa energji elektrike gjithe vendin përfshi dhe 10 milion turistët e Ramës.

Në një orë, në mbarë vendin shqiptarët dhe turistët që propagandohen si arritje nga qeveria, u lanë në një ‘black out’ total.

OST bëri me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. 

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e OST.

Balluku: Në Tiranë e rikuperuam për 17 minuta energjinë

Zv/kryeministrja dhe njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për të justifikuar dështimin dhe vjedhjen e rilindësve të saj të cilët kanë lënë në “mëshirë të fatit” rrjetin e amortizuar tha se fajtor për këtë situatë është ngarkesa në rrjetin elektrik për shkak të temperaturave të larta.

Sipas saj, specialistët, inxhinierët, teknikët e OST-së, arritën të rikuperojnë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana është rikuperuar në vetëm 17 minuta.

Ndodhem në këtë komunikim publik për t’ju informuar për një situatë kritike me të cilën jemi përballur pak orë më parë, përsa i përket sistemit të transmetimi të energjisë elektrike në vendin tonë. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila pati një avari dhe më pas në efekt kaskadë i gjithë vendi, kemi pasur shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, jemi informuar nga operatorët e tjerë të transmetimit në rajonin tonë se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë.

Nga analiza e parë, por sigurisht duhet të marrim kohën tonë për të bërë një analizë të thelluar teknike, rezulton se volumet e mëdha në sistemet e transmetimit në këto momente, por gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord, kanë krijuar këtë lloj problematike teknike.

Duhet thënë se nga puna e mirë që është bërë në terren nga të gjithë specialistët, inxhinierët, teknikët e OST-së kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana është rikuperuar në vetëm 17 minuta.

Pavarësisht se tashmë i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, duhet thënë se vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim. Duhet thënë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën me ta dhe sigurisht do të vazhdojmë që të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt.

Shumë faleminderit dhe do të vazhdojmë të jemi në komunikim”, tha Balluku.

OSSHE: Ra sistemi i OST

Sipas OSSHE-së, shakak për mungesën e energjisë elektrike në gjithë vendin, ishte rënia e sistemi 400kV te OST.

Vetëm një pjesë e kryeqytetit, kishte energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër ishte në ‘black out’.

“Për shkak të rënies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi.

Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.

Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër. Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës”, njoftonte OSSHE.

Kryeministri Edi Rama nga mëngjesi në darkë propagandon për numrin rekord të turistëve por vendi i qeverisur prej socialistëve nuk plotëson as nevojat bazë për jetesë.
Mesditën e sotme në pikun e vapës, pikërisht në ditën më të nxehtë të vitit, rrjeti i amortizuar nga veriu në jug pësoi një “black out” total duke lënë pa energji elektrike pjesën më të madhe të terrtorit shqiptar.
Mijëra familje u detyruan të qëndrojë pa energji elektrike, ndërsa bizneset u detyruan të ndezin gjeneratorët të cilët me zhurmën e tyre karakteristike filluan të bezdisin “turistët” imagjinarë të Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...