Pasi vjedh miliarda nga taksat e tyre për inceneratorin dhe ‘Eco Tirana’, Veliaj u thotë qytetarëve dilni pastroni vetë qytetin

Saturday, 22 June 2024 17:28
 
 
 

Erion Veliaj është bërë simboli i korrupsionit në Tiranë dhe Shqipëri. Aferat korruptive që rëndojnë mbi të janë të llahtarshme, por ai vijon të qëndrojë në zyrën e bashkisë falë kapjes së drejtësisë nga pushteti ku ai bën pjesë, edhe pse kohët e fundit, Edi Rama, një ekzemplar në vjedhje, duket se po përpiqet ta lëshojë Veliajan, pasi edhe atë vetë, pra,  kryehajdutin, e neverit korrupsioni i Lali Erit. Mirëpo Veliaj nuk ndalet në paudhësitë dhe propagandën e tij.

Pasi vjedh miliona euro me inceneratorin e  Tiranës, i cili nuk ekziston dhe Landfilli i Sharrës po kthehet në një katastrofë mjedisore. Pasi krijoi bashkë me anëtarët e shtabit të tij elektoral dhe më pas drejtorë të kompaninë 5D, skemën mafioze për të marrë 100 përqind të çdo fondi, Veliaj gllabëron disa milionë euro të tjera me platformën mafioze Eco-Tirana, një tjetër aferë korruptive e përmasave gjigante. Platformë e cila presupozohet të pastrojë Tiranën. 

 

Veliaj nuk ndalet në progandë ashtu siç nuk ndalet në vjedhje.

Ditën e sotme vjedhjësi i taksave të qytetarëve të Tiranës së bashku me familjarë te tij duke nisur nga bashkëshortja ‘harabele’ deri të daja, ka nisur aksion për pastrimin e Tiranës. Dhe për këtë, përveç punonjësve të bashkisë, ka mbledhur patronazhistët, nxënës të shkollave të cilët i kontrollon përmes sistemit të patronazhimit me mësuesit dhe administratës arsimore, dhe u ka bërë thirrje edhe qytëtarëve të vjedhur që të dalin vetë të pastrojnë Tiranën cep më cep.

Nëpër rrugët e Tiranës qytetarët qeblen erë nga koshat e papastruar të plehrave, pasi kompanitë e pastrimit përdoren për skema vjedhjeje dhe jo për punë, Veliaj kërkon që qytetarët të dalin vetë të pastrojnë se është turp nga turistët.

Propaganda e vjedhësit:

E gjithë Tirana është përfshirë sot në një aksion vullnetar pastrimi, në të 27 Njësitë Administrative të saj. E gjithë Tirana është përfshirë sot në një aksion vullnetar pastrimi, në të 27 Njësitë Administrative të saj.

volume i mbetjeve në Tiranë sepse do të shtohen turistët. Nëse shifrat vazhdojnë si ato të fillim vitit dhe ne shkojmë në 14-15 milionë turistë, do të thotë se mesatarisht në Tiranë do të kemi çdo muaj nga 1 milionë qytetarë shtesë, veç rezidentëve. Pra, edhe volumi i pastrimit do të shtohet, por do të na duhet të shtohet edhe volumi i kulturës dhe i pastërtisë që mban secili për vete”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi nga qytetarët e Tiranës që të mbajnë pastër mjedisin ku jetojnë sepse sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të kemi një qytet të pastër, pavarësisht fluksit të turistëve.

“Ka shumë turistë që vijnë nga vende të tjera, të cilat nuk e praktikojnë hedhjen e mbetjeve në kosh, por i lënë me qese të zeza te dera. Këto qese rrinë në tokë për orë të tëra dhe bëhen problematike për kafshët e rrugëve. Për këtë arsye u kërkoj qytetarëve të Tiranës që, nëse dikush ka ardhur për të bujtur me Airbnb në banesën e tyre, t’i njoftojnë se ne i çojmë qeset te koshi. Sot Tirana ka një volum pastrimi 2-3 herë në ditë, por ndoshta do të shkojmë edhe në një regjim më të shpeshtë”, tha ai.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nuk e priti Altin Dumani, qytetari pi fostoksinë para dyerve të SPAK

Politikë

Nuk e priti Altin Dumani, qytetari pi fostoksinë para dyerve të SPAK

  Një person ka pirë fotoksinë para dyerve të SPAK-ut. Sipas burimeve për SYRI-n, shtetasi Pal Trashaj i datëlindjes 1961 nga Lezha ka kërkuar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.    Pasi ka pritur ca kohë...

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...