Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social një denoncim të gazetarit Ferdinand Dervishi, i cili flet për emerimet klienteliste dhe të rrezikshme të Taulant Ballës në strukturat e larta të Policisë së Shtetit.
‘Ja kush drejton Shërbimin Inteligjent të narko-policisë!’, - shkruan Berisha në postimin e videos denoncuese të Dervishit.
“Po e mbyll me emërimin e fundit të ekipit të Taulant Ballës. Emërimi i fundit, që është edhe më i rrezikshmi, është Florian Sulejmani, Drejtor i AMP-s, emëruar më 24 nëntor 2023, që ka kaluar dhe me firmën e kryeministrit. Ky personazh është një personazh i dyshimtë me problem me sistemin TIMS, që kur ishte, sepse ka qene me detyra të rëndësishme, urdhëronte punonjës që t’i kalonin kriminelë pa i regjistruar në sistemin TIMS. I kam me dokumente, një punonjëse që nuk iu bind e hoqi nga puna e la pa bukë. Ky personazh ka marrë përsiper vettingun në policis. Dhe e di kush ishte viktima e parë, një person të pafajshëm që e hoqi nga puna sepse ishte njëri i Ardi Veliut që ky e urrente”, - thotë Dervishi në denoncimin e tij.