KONCERT NË VITIN 2024

E mërkurë, 03 July 2024 17:30
 
Nga Andi Bejtja 
 

Teksa sot në mëngjes po hyja në kafen pranë shtëpisë së mamasë për të pirë kafen e përjavshme me të, në televizion po shfaqeshin pamje nga homazhet e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare.

Sapo kishte mbaruar dhe fjalimi i Ramës ( të cilin e dëgjova më vonë). Ndërkohë si ndodh rëndom në të tilla raste nuk shpëton pa u ngacmuar nga dikush, por këtë herë ngacmimi qe tejet i vecantë…Një i moshuar me paterica në dalje e sipër mu afrua pa teklif duke mu shtrirë gati në tavolinë: Analist tha, ore me kë je sot në këtë debatin ku ta varrosim Kadarenë, me variantin e Feivziut apo të Ramës. Ngrita supet shumë i çuditur dhe iu përgjigja i shtangur: nuk e di se nuk e kam dëgjuar akoma çfarë ka thënë Rama. Ndërkohë më parakaloi grafikisht propozimi i Feivziut për ta varrosur tek vëllezërit Frashëri, i publikuar dhe në faqen e Klan, madje diku kisha parë dhe një sondazh online a jeni dakort me propozimin e Feivziut….

E pashë dhe e ripashë fjalimin e Ramës në ditën e fundit në këtë botë, jo thjesht si gazetar, po më shumë si qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe si admirues i një pjese të veprës së tij dhe u ndjeva i përdhunuar.

Asnjë fjalë për veprën, jetën, shumë pak fjali për familjen dhe dhimbjen e saj siç ndodh rëndom në këto raste, por kryekëput polemikë me Feivziun e çdo propozues në rrjete sociale për vendin ku do e varrosin. Për më tepër gjatë gjithë ceremonisë që Rama tha se e kishte kuruar vetë me detaje nuk foli asnjë familjar, asnjë shkrimtar, asnjë nga miqtë e tij të ngushtë e të vërtetë në vite, asnjë zyrtar nga Kosova, të cilën Kadare e ka përfaqësuar po aq sa dhe Shqipërinë: fare e pazakontë, jo njerëzore, aspak protokollare, veç nëse kjo ka qenë dëshirë e familjes që të fliste vetëm Rama mund të gjejë justfikim.

Si zakonisht aty ku ka dorë Rama dhe fasada nuk mungon, sidomos për ndërkombëtarët. Dekori i lenë enkas i Nënë Terezës dhe simbolet e Kryqit, ngjanin më shumë si një gomë e madhe që përpiqet të fshijë më kot emrin me origjinë myslimane Ismail.

Mos u lodh kot Feivzi! Kadare nuk do varroset ku do ti, as edhe ndonjë tjetër që çirret në TikTok, rrezik as ku do dhe vetë familja.

Mjafton të kujtosh vonesat e bluzave të kombëtares që prisnin dizenjmin nga Rama. Mjafton të kujtosh si hipi vetë në autobusin e lojtarëve të kombëtares në 2016, ose kujto si leu vetë godinat e Klanit edhe pse Sandri ia la enkas me vullnet të plotë ta bënte, për të kuptuar edhe nëjeherë që dhe estetikisht, dhe kur nderojmë dikë dhe kur varrosim dikë me vlera, çmendurisht na i përcakton rregullat jo protokolli, jo njerëzorja por Edokracia.

Nga fjalimi i Ramës, kuptohet fare qartë që shkrimtari Ismail Kadare do varroset përkohësisht në Tufinë për t’u zhvarrosur prapë derisa Rama të flasë me arkitektin e zemrës për të bërë ndonjë muzeolum a panteon në një vend ku nuk i shkon mendja as Feivziut as Familjes, duke ia vënë vetë epitafin dhe ndoshta duke trasnferuar disa nga fluturat që ka në muret e Kryeministrisë.

Jam i sigurtë që mund të jetë madhëtor, i bukur apo në daçi dhe i përkorë…Do i pëlqejë shumë vizitorëve sidomos atyre të huaj, estetikisht mund dhe mos kemi ç’të themi, por në thelb e gjitha kjo është një festë primitive fshati që nuk ka të bëjë me njerezoren e me civlizimin dhe mbi të gjitha me respektin e dinjitetin e atij që po na thotë lamtumirë pas jo pak punërave të lavdëruseshme.

Tani që po i shkruaj këto radhë më vjen ndërmend kur Presidneti Francez kërkoi ta varroste shkrimtarin Albert Camus në Panteon dhe familja i tha jo.

Shkurt dhe si përfundim ia morën Kadaresë dhe ditën e fundit, siç ia morën në fakt dhe statusin pro marëveshjes së refugjatëve me Melonin apo qoftë dhe letrën drejtuar Lulzim Bashës në 2011 (kandidat për bashkinë Tiranë), apo edhe shumë “heshtje” kur si intelektual i përmasave të mëdha dhe mund të fliste.

Ndoshta shqiptarët do ta kishin respektuar më shumë Kadarenë po ta kishin përcjellë për në banesën e fundit në Prishtinë! Unë personalisht e kam bindje.E paça gabim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...