Klevis Balliu: Dramat njerëzore që po kalojnë shqiptarët vijnë si pasojë e mungesës së një sistemi drejtësie

E mërkurë, 03 July 2024 17:35
 

'Pal Trashajn, i cili i dha fund jetës në dyert e SPAK, i refuzuar për një takim nga kreu i institucionit Altin Dumani, u vra nga padrejtësia'. 

Kështu u shprehën sot familjarë dhe të afërm të historianit dhe aktivstit Lezhian teksa prisnin tërheqjen e trupit. 

Klevis Balliu, shef organizativ në Partinë Demokratike i ftuar ditën e sotme në edicionin e orës 16:00 në 'Syri Televizion'  u shpreh se i gjithë ky depresion në moral dhe dramat njerëzore që po kalon Shqipëria dhe shqiptarët vijnë si pasojë e mungesës së një sistemi drejtësie të vërtetë.

“Drama shoqërore sot që përjeton Shqipëria dhe shqiptarët sot e ka arsyen kryesore mungesën e drejtësisë e lufta e opozitës dhe e Partisë demokratike si dhe e liderit Sali Berisha është të kthejë drejtësinë në Shqipëri- u shpreh Balliu.

Deklarata e tij:

“Të gjitha këto raste të tmerrshme dhe i gjithë ky depresion në moral dhe institucionet në shoqërinë tonë si dhe dramat njerëzore që po kalon Shqipëria dhe shqiptarët vijnë si pasojë e mungesës së një sistemi drejtësie të vërtetë.

Nuk ka vend të botës që nuk ka korrupsion, por këtu korrupsioni është një sistem i cili është i pranueshëm sepse drejtësia shkel syrin ndaj të korruptuarve të mëdhenj.

Nëse vjedh pak ti arrestohesh e del në lajme, nëse ke një rol të vogël në një aferë të madhe korruptive ti arrestohesh dhe bëhesh pubik duke u bërë pjesë e statistikës që kërkon të jetë SPAK.

Por nëse ti je hajduti i madh, arkiteti i vjedhjes ai që mer lopatën e mbushur me para nga xhepat e qytetarëve ti jo vetëm nuk ndëshkohesh, por ndëshkohet ai që të denoncon ty.

Një nga rastet më të kristalta që unë them është lideri i opozitës, denoncuesi më i madh i të gjitha aferave të vërtetuara si korruptive është në një masë arresti pavarësisht se nuk ka asnjë provë ndaj tij.

Ndërkohë që njerëzit që ai ka denoncuar si Erion Veliaj, Edi Rama apo Taulant Balla që dihet që janë kokat e aferave korruptive, sepse edhe një fëmijë e di që këtu në Shqipëri nuk bën asgjë pa dakordësinë e Ramës, ata tashmë kërkojnë t’ja shesin shqiptarëve si rasti i Bllakos, deputeti i funditi PS i përfshirë në aferën korruptive pa asnjë fuqi që nuk mund të bEntë kurrë bashkë qeverinë të firmoste për 24 orë.

Në këtë kontekst drama shoqërore sot që përjeton Shqipëria dhe shqiptarët sot ka arsyen kryesore mungesën e drejtësisë e lufta e opozitës dhe e Partisë Demokratike si dhe e liderit Sali Berisha është të kthejë drejtësinë në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...