Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, ka hedhur poshtë shpifjet e bëra mbrëmë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Karlo Bolino.
Sipas Balliut, Sali Berisha nuk asnjë vilë në bregdet, por partneri në hajni i Ramës, Karlo Bolino, shpifi sërish sipas një skenari të Edi dhe Linda Ramës.
Deklarata e Koordinatorit të rajonit të Tiranës, Klevis Balliu:
Mbrëmë Karlo Bolino, biznesmeni partner në hajni i Edi Ramës, u rrek të shpifë prapë për Sali Berishën sipas një skenari të porositur nga Edi dhe Linda Rama. Për realizimin e këtij skenari Bolino kishe grumbulluar në studio dëshmitarë të rremë, kriminelë të dënuar disa herë për vepra të ulëta ordinere si Idajet Beqiri, favoritin e Edi dhe Linda Ramës, Adriatik Doçin, gjobëvënësin e certifikuar dhe pengun e mercenarit Dumani, Kreshnik Spahiun gjobëvënësin e akuzuar në raporte ndërkombëtare, si njeriu që, në bashkëpunim, kërkonte 200-300 mijë euro për emërime dhe transferime gjyqtarësh etj.
Bolino i damkosur tashmë si grabitësi i tokës dhe ndërtesës së gjimnazit të Tiranës në tokë vakëf, vjedhësi i objekteve publike të Tiranës me firmën e Edi Ramës, dhe përfituesi i parave të inceneratorëve, nuk meriton asnjë përgjigje veç përçmimit për trillimet e tij.
Ndërsa në respekt të qytetarëve sqaroj se:
1. Sali Berisha, nuk ka përveç apartamentit të tij 124m2 në ‘Rrugën e Shpresës’, asnjë cm2 tokë apo banesë në bregdet as dhe tjetërkund;
2. Vajza dhe dhëndri i Sali Berishës, kanë blerë qysh në 2004, pra para se Berisha të ishte në pushtet, gjysmë vile që Bolino e paraqiti si vilën e Sali Berishës;
3. Gjysmë-vila që vajza e Sali Berishës ka blerë qysh në 2004 (se gjysma tjetër i përket familjes së dajos së saj) është në baze të lejes së ndërtimit të vitit 2001.
4. Amendimet e lejeve të ndërtimit të subjekteve janë kryer dhe vijojnë të kryhen sipas nevojave dhe sipas ligjeve, duke u iniciuar dhe miratuar nga pushteti vendor dhe asokohe (ndryshe nga Edi Rama sot), në bazë të vendimit të Gjykates Kushtetuese (2006) planifikimi i territorit ishte tagër ekskluziv i pushtetit vendor dhe Sali Berisha e ka respektuar gjithnjë ligjin;
5. Pas vitit 2005 nuk ka asnjë m2 tokë publike të dhënë ndonjë privati për ndërtime vilash, por që të gjitha ndërtimet kanë qenë tërësisht iniciativa private të pronarëve të tokës me investitorët sipas ligjeve të tregut të lirë;
6. Leja e ndërtimit për një subjekt privat në 2012 ka ndjekur procesin ligjor fillimisht me kontratat private të pronarëve të tokës me kompaninë që dëshironin, miratimin e projektit urbanistik në pushtet vendor, kalimin në Këshillin e Qarkut dhe në fund noterizimin (sipas vendimit të GJK) në Keshillin Kombëtar të Territorit;
7. Ndryshe nga Edi Rama, Sali Berisha nuk ka cenuar asnjë cm2 tokë publike apo private që t'ia marrë pronarëve dhe t’ia falë hajdutëve apo trafikantëve STRATEGJIKË, siç ka vjedhur mbi 6 milion m2 troje në bregdet Edi Rama veç në këto 6 vitet e fundit;
Së fundi, shtoj se me këtë emision Bolino, Rama dhe Linda me Hidajetet dhe doçet e tyre, përpiqen të mbulojnë Sarajet e Surrelit me gjatësi të themeleve 57 m, vepër e vjedhjes dhe korrupsionit, ‘pallatin pesë katesh në pajë’ të Linda Ramës, pa asnjë faturë tatimore ndërtimore apo bankare, vepër e shëmtuar korrupsioni, grabitjen nga Bolino të 1500 m2 tokë private dhe ndërtesave pasuri publike, e shumë afera të tjera korruptive për të cilat drejtësia vonon, por kurrë nuk harron.